• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PO TI GJYSMËN E QEVERISË E KE NË BURG?” Rama i përgjigjet komentuesit: Me çfarë metri e mat? Nga 2013 kam qeverisur me afro 60 ministra
Home
Politikë

“PO TI GJYSMËN E QEVERISË E KE NË BURG?” Rama i përgjigjet komentuesit: Me çfarë metri e mat? Nga 2013 kam qeverisur me afro 60 ministra

4 February, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama nisi sot serinë e përgjigjes ndaj komenteve në rrjetet sociale mbi një sërë çështjes politiko ekonomike të vendit, si reforma në drejtësi, largimi i shqiptarëve apo shteti bektashi. Kjo do të zhvillohet me lidhje live çdo të martë dhe të enjte në orën 08:30.

Reforma në drejtësi

Kryeministri u ndal dhe tek reforma në drejtësi. Pyetjes së një komentuesi mbi ish ministrat në hetim nga SPAK, Rama iu përgjigj se PS ka treguar vullnet për t’I dhënë shqiptarëve një sistem drejtësie të barabartë pavarësisht kostove.

Komentuesi: “Po ti gjysmën e qeverisë e ke në burg?

Rama: Po si i numëron një herë. Me çfarë metri? Unë kam pasur në qeveri afro 60 ministra qysh nga viti 2013. Nuk e di si e bëni këtë numërim se nuk është kështu. Por nëse ne kemi krijuar kapacitetet shtetërore për të goditur fenomenin kanceroz të korrupsionit kjo është për të marrë frymë thellë e ndjerë mirë që më në fund u çliruam nga makthi i të jetuarit në një shtet ku drejtësia nuk vepronte kurrë ndaj atyre që kishin pushtet. Është vullnet për tu përballur me një sëmundje duke pranuar që kjo sëmundje patjetër prek dhe ata që qeverisin. Ne nëse e bëjmë sot e të tjerët e kanë bërë më parë, duhet të ndihemi të inkurajuar që po bëjmë një shtet të së drejtës. Kush po e bën stamo dumo apo Noc rroku.

Por, Rama tha se diskutimi për të është i pakuptueshëm, pasi drejtësia në këtë kohë është çliruar nga pushteti politik, gjë e cila nuk kishte ndodhur më parë, kur dënimet e politikanëve kanë qenë politike, siç ishte rasti me Fatos Nanon që u burgos nga pushteti i Berishës.

Po pa PS, kurrën e kurrës nuk do ndodhte kjo që po ndodh që drejtësia të çlirohej nga pushteti politik dhe të veprohej. Nuk ka ndodhur që nga 1912, që të ketë 1 person të lidhur me pushtetin politik përpara drejtësisë së pavarur. Nuk po flasim për Fatos Nano, që u dënua nga një gjykatë politike
Ka ironizuar opozitën në rubrikën ‘Sy m’sy’, ku thotë që libri i shtëpisë së tij nuk është program.

Ndër të tjera ai shprehet se “nuk zgjidhet më mirë asnjë problem që ka Shqipëria, duke sharë, shpifur e mallkuar ndaj meje dhe familjes time”.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve në lidhje me shtetin Bektashi, si dhe kryepeshkopin Anastas janullatos I cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Si do copëtohet shteti shqiptar kaq kollaj? Nuk bëhet fjalë për të ndërtuar shtet në një sens si thoni ju gabimisht. Do sugjeroja ta ndiqje fjalën time në 95- vjetorin e vendosjes së sektit bektashi në Shqipëri ku sqaroj për statusin e veçantë të këtij komuniteti. Nuk ka polici, dogana, taksa. Në gjitha aspektet i përgjigjet Kushtetutës së Republikës për organizimin shtetëror ka deklaruar ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHËNDETËSIA/ Rama: Jam operuar dy herë në QSUT! I mbani mend spitalet e kohës së rrumpallës?!
Previous article EMRI/ Arratiset nga burgu i Shënkollit një i dënuar, gjatë natës…

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT