Gjatë nje interviste për “News21” mjeku Pellumb Pipero ka folur sa iu përket rasteve me COVID-19 tek moshat e reja. Ai tha se janë 3-4 të tillë që sigurisht janë infektuar nga kontaktet. Pipero përsëriti thirrjen për të qëndruar brenda.
“Unë si ju ndjek me vëmendje buletinin e MSH. Janë 3-4 raste tek moshat e reja. Kjo sëmundje ka një periudhë inkubacioni shumë të gjatë. Jo të gjithë rrinë në shtëpi, dikush del. Mjafton të ketë dalë para 2 javësh, 10 ditësh, përmes kontakteve të afërta, dikush e ka marrë. Ndaj vijojmë të themi mos dilni nga shtëpia. Ky virus i prek të gjithë, nuk bën përjashtime”, tha Pipero.