• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PO SHQYRTOJMË MUNDËSINË”/ Trump: Emigrantët mund të dërgohen në qytetet “strehë”
Home
Nderkombetare

“PO SHQYRTOJMË MUNDËSINË”/ Trump: Emigrantët mund të dërgohen në qytetet “strehë”

13 April, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se është duke shqyrtuar mundësinë e dërgimit të emigrantëve të paligjshëm në qytetet e mbiquajtura “strehë”, të cilat kundërshtojnë politikat e tij të ashpra ndaj emigracionit.

Presidenti Trump e bëri njoftimin vetëm pak pasi zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe të Departamentit të Sigurisë Kombëtare insistuan se kjo ide ishte hedhur poshtë.

“Po e shqyrtojmë seriozisht mundësinë. Kalifornia dhe guvernatori i saj, dëshirojnë që të lejohen të vijnë shumë njerëz refugjatë. Po kështu edhe shumë qytete ‘strehë’. Prandaj, do t’i dërgojmë ndoshta në këto qytete ku të kujdesen për ta. Sipas ligjit në fuqi, ne mundemi t’i mbajmë për vetëm 20 ditë”, tha Presidenti Trump.

Në San Franscisko, Senatori demokrat Scott Wiener tha se qyteti do t’i mirëpresë emigrantët dhe shtoi se Presidenti keqkupton thelbin e emigracionit.

“I mirëpresim emigrantët në San Franscisko. Siç e dini, Presidenti pati momente acarimi dhe tha se do t’i dërgojë emigrantët pa dokumente në qytetet ‘strehë’. Por, ky është moskuptimi themelor i Presidentit për emigracionin. Emigrantët ndërtuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Emigrantët e bënë vendin tonë madhështor. Nuk na duhet Donald Trump-i për ta bërë vendin tonë sërish madhështor”, tha zoti Wiener.

Propozimi u kritikua edhe nga Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

“Është një tjetër koncept i padenjë për presidencën e Shteteve të Bashkuara dhe mosrespektim i sfidave me të cilat përballet vendi dhe populli për të mishëruar se çfarë ne përfaqësojmë – ne jemi një vend emigrantësh”, tha zonja Pelosi.

Qytetet “strehë” janë njësi administrative, të qeverisura shpesh nga demokratët, të cilat kanë refuzuar t’i dorëzojnë emigrantët e paligjshëm tek autoritetet federale që mund t’i deportojnë nga vendi. Kryebashkiakët e disa prej këtyre qyteteve “strehë” deklaruan dje se do t’i pranojnë emigrantët pa dokumenta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUMRI I LARTË I "ILEGALËVE"/ Vendet e BE do të vazhdojnë kontrollet kufitare
Previous article NJË SUPER MAMI/ Almeda ngre shtanga në ditët e fundit të shtatzënisë dhe duhet parë për ta besuar

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT