• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PO SHOHIM SKENA BIBLIKE”/ Reporterja e CNN tregon situatën në Aeroportin e Kabulit: Turma njerëzish shtyjnë për të hyrë…
Home
Nderkombetare

“PO SHOHIM SKENA BIBLIKE”/ Reporterja e CNN tregon situatën në Aeroportin e Kabulit: Turma njerëzish shtyjnë për të hyrë…

20 August, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Situata në Afganistan, sidomos në aeroportin e Kabulit është e tensionuar.

Këtë e konfirmon për CNN, reporterja Clarisa Ward. Ajo ka thënë se situata nuk po përmirësohet dhe kjo përbën një shqetësim.

Sipas saj SHBA nuk ka bërë një plan të mirëorganizuar dhe talebanët që kontrollojnë perimetrin e aeroportit po vështirësojnë procesin e evakuimit.

“Situata nuk po përmirësohet dhe kjo është shqetësuese. Kishte shpresa se Shtetet e Bashkuara, mund te kishin gati ndonjë lloj plani apo do të ishin në gjendje te negocionin me talebanët për të zhbllokuar apo përmirësuar procesin e evakuimit, por nuk është kjo ajo që po shohim.

Gjatë gjithë ditës kam folur me njerëz që kanë qene ne aeroport dhe nuk kanë mundur të hyjnë. Por shohim skena biblike. Turma prej mijëra njerëzish qëndrojnë në radhë dhe shtyjnë për të hyrë. Praktikisht nëse nuk je amerikan apo nga shtetet partnere të NATO-s nuk mund të hysh.

Unë komunikova me një afgan i cili ishte përkthyes për ushtrinë amerikane, dhe që arriti të hynte sot, duke i shpëtuar rrahjes. Për të sqaruar shikuesit tanë; për të mundësuar qasjen në aeroport duhet fillimisht të kalosh perimetrin e kontrolluar nga luftëtarët talebanë, çka është shumë e vështirë. Ata ndonjëherë shohin dokumentacion, ndonjëherë nuk e lexojnë dot.

Kështu është tërësisht arbitrare më pas kalon në shtresën e dytë, që përbëhet nga komando të forcave afgane dhe që praktikisht janë vija e parë e mbrojtjes për forcat amerikane.

Në nivelin e tretë janë forcat amerikane. Prandaj është bërë virtualisht e pamundur për njerëzit që nuk janë amerikanë apo nga shtetet e NATO-s të hyjnë në aeroport.

Si rezultat, shumë qytetarë, madje edhe amerikanë apo me shtetësi të dyfishtë, kanë frikë të rrezikojnë. Kjo nënkupton se avionët nuk mbushen as shpejt se duhet për të përshpejtuar evakuimet”, u shpreh reporterja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUALIFIKUESET E BOTËRORIT/ Edy Reja i uritur, trajneri karikon Kombëtaren: Pres një seri fitoresh
Previous article ZBULOHET DATA E KONCERTIT TË ERMAL METËS NË TIRANË/ Ja ku mund të rezervoni vendet

s.autor

Postime të ngjashme

TAKSA ËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze Botë

TAKSA ËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë Botë

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani Botë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT