Kur është fjala për seksualitetin e mashkullit janë të paktë ata që e shohin botën me ngjyra, pasi për shumë prej nesh është bardhë e zi ! Ose je gay ose je heteroseksual. Thuhet se meshkujt “straight” janë vetëm një eksperiencë larg të qenurit “gay” dhe kjo sipas seksologëve mund të jetë më afër të vërtetëse nga se mund të pritet.
Gjithnjë e më shumë meshkuj, po flenë me meshkuj të tjerë, ndonëse duket e pamundur e një prirje e pabesueshme.Shumë do t’i kategorizonin si gay, pa menduar gjatë mundësinë e biseksualitetit. Kjo është ndër temat më të nxehta te dekadave te fundit që po diskutohet në rradhët e psikologëve, seksologëve dhe neurologëve! A po shndërrohen meshkujt e shekullit të XXI në homoseksualë? A janë homoseksualë të fshehtë, apo thjesht meshkuj në kërkim të kënaqësive seksuale?
Kënaqësia seksuale nuk është tërheqje seksuale! Sipas hulumtuesve kjo është arsyeja kryesore dhe evetmja që “justifikon” faktin që numri i meshkujve që shkojne me meshkuj te tjere është në rritje.
Nuk ka pse një mashkull të ndjejë apo të dojë të kalojë kohë me një burrë tjetër për ta pëlqyer e për të kaluar një natë ! Është shumë me e thjeshtë se kaq! Ata duan thjesht të eksperimentojnë seksualitetin e tyre dhe të provojne kënaqësitë e një lloji tjetër. Njerëzit duket të jenë shumë të fiksuar pa etiketimeve dhe nuk mund ta lenë një njeri pa një të tillë, por duket se ka ardhur koha t’i leme pas keto !
Në vitin 2015, Dr Jane Ward eksploroi këtë fenomen në librin ‘Not Gay: Sex Beteeen Straight White Men’ dhe në të zbuloi se homoseksualiteti është ‘pjesë normale e përvojës mashkullore’. Burimi: The Independent



