Quhet Edjon Kapllani, 26-vjeçari shqiptar i cili humbi tragjikisht jetën natën mes të martës dhe të mërkurës në një aksident të rëndë të ndodhur në Pianvallico të Firences.
Kapllani ishte pasagjer në automjetin që drejtohej nga një mik i tij, edhe ai 26-vjeç. Bashkë me ta në automjet ndodhej edhe vëllai 19-vjeçarit i Kapllanit.
Mediat italiane shkruajnë se i riu jetonte në Borgo San Lorenzo sëbashku me familjen dhe po udhëtonte për në Scarperia, pasi do të shkonte për të fjetur tek e fejuara.
Por një kthesë e “mallkuar”, e ndoshta edhe shpejtësia e lartë, bëri që automjeti të humbte kontrollin dhe të rinjtë të përplaseshin me një pemë. Goditja ishte fatale për 26-vjeçarin, ndërsa vëllai i tij i vogël dhe miku i tij mbetën të plagosur rëndë.
Përgatiti: AlpeNews.al