• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PO RRITEN TENSIONET NË KOSOVË DHE BOSNJE”/ Stoltenberg: Duan të minojnë stabilitetin, NATO është gati të ndihmojë…
Home
Nderkombetare

“PO RRITEN TENSIONET NË KOSOVË DHE BOSNJE”/ Stoltenberg: Duan të minojnë stabilitetin, NATO është gati të ndihmojë…

3 January, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg ka bërë të ditur se në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë ka rritje të theksuar të tensioneve. Duke folur në një intervistë për gazetën malazeze, Pobjeda, Stoltenberg vuri në dukje se NATO  do të punojë për stabilitet dhe siguri në këtë rajon, ndërsa shprehu gatishmërinë e Aleancës për të ndihmuar vendet e Ballkanit që të zbatojnë reforma për të mirën e qytetarëve dhe se do të kërkojë angazhim të vërtetë dhe progres real në reforma dhe pajtim.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ballkani Perëndimor ka bërë një rrugë të gjatë që nga konflikti i viteve 1990, por kohët e fundit kemi parë rritje të tensioneve si në Kosovë ashtu edhe në Bosnjë e Hercegovinë, me retorikë më agresive, reforma të ngecura dhe aktorë të huaj që punojnë për ta minuar progresin. NATO do të vazhdojë ta promovojë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon, duke përfshirë punën e përditshme të misionit tonë të KFOR-it të mandatuar nga OKB-ja në Kosovë dhe zyrave tona në Sarajevë dhe Beograd. Bashkëpunimi ynë me Bashkimin Evropian mbetet thelbësor dhe ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ruajtur stabilitetin dhe për t’i mbështetur reformat”, tha ai. Strukturat e Bosnjë e Hercegovinës është e rëndësishme të jenë unike për stabilitetin e vendit, tha Stoltenberg, duke komentuar veprimet e fundit të Republika Srpskas për shpërbërjen e shtetit.

“Siç thashë vitin e kaluar, kur festuam 25 vjetorin e Marrëveshjes së Dejtonit – një nga arritjet më domethënëse ishte krijimi i Forcave të Armatosura të Përbashkëta. Në fund të luftës kishte më shumë se 400.000 ushtarë, të ndarë ashpër mes tri ushtrive; sot ekziston një ushtri e vetme profesionale prej rreth 10,000 ushtarësh dhe 5,000 rezervistësh nën një zinxhir të vetëm komandues. Çdo përpjekje për t’i dobësuar institucionet e nivelit shtetëror vetëm sa do ta minojë sigurinë e Bosnjë e Hercegovinës”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Stoltenberg theksoi se kjo do të kishte pasoja për ekonominë dhe stabilitetin e Bosnjës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u përgjigj pozitivisht kur u pyet se a ka Alenaca mekanizma për t’i parandaluar tensionet që mund të shtohen, transmeton Express.

“NATO është forumi i vetëm transatlantik për konsultime dhe vendime për të gjitha çështjet që prekin sigurinë tonë të përbashkët. Menaxhimi i krizës është dhe do të jetë një nga detyrat tona themelore. Siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për NATO-n. Kjo u riafirmua në samitin tonë në Bruksel dhe gjatë takimit tonë të fundit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Riga”, tha ai. “U bëj thirrje të gjithë liderëve në rajon që të tregojnë përkushtimin e tyre për reforma dhe pajtim. Ky është çelësi për konsolidimin e stabilitetit në të gjithë rajonin”, theksoi Stoltenberg.

andati i dytë i Stoltenberg si Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës përfundon në shtator të këtij viti. Në shtatë vitet e fundit në krye të NATO-s, Aleancës i janë shtuar dy anëtarë të rinj, por ajo është përballur edhe me sfida të reja sigurie.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FUSHATA E REKRUTIMIT NË KORÇË/ Peleshi: Ka interes të lartë, FA ofron mundësi karriere për çdo të ri
Previous article AKSIDENT I RËNDË NË DIBËR/ Makina del nga rruga, HUMB jetën një person! Plagosen 3 të tjerë

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT