• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PO PËRNDJEKIN GAZETARIN “E PAVARUR” ÇIM PEKA”/ Presidenti i Republikës, Ilir Meta jep alarmin
Home
Politikë

“PO PËRNDJEKIN GAZETARIN “E PAVARUR” ÇIM PEKA”/ Presidenti i Republikës, Ilir Meta jep alarmin

3 October, 2019 F.autor Politikë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar me një deklaratë zyrtare, i shqetësuar për një kontroll tatimor që po i bëhet portalit të familjes së Berishës, drejtuar nga Çim Peka.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta po ndjek me shumë shqetësim dhe vëmendje kontrollin e beftë tatimor, që po ushtrohet sot ndaj mediave të pavarura Syri.net dhe Syri TV.

Me shpresën se ky kontroll hetimor të mos ketë prapavijë politike, Presidenti Meta thekson se çdo goditje ndaj institucionit të medias, është sulm ndaj demokracisë.

Duke sjellë në vëmendje konkluzionet alarmante të raporteve të fundit të “Freedom House” dhe “Reporterëve pa kufij”, sipas të cilave media sot në Shqipëri është më pak e lirë dhe e pavarur, Presidenti i Republikës përsërit thirrjen e tij publike për të ndaluar të gjitha sulmet verbale e fizike, presionet e shantazhet ndaj gazetarëve, që fatkeqësisht janë shpeshtuar kohët e fundit.

Nuk duhet të harrojmë se liria e të shprehurit është e drejtë themelore e njeriut dhe shtyllë e pazëvendësueshme e jetike për një shoqërie moderne demokratike.

Presidenti Meta shpreh solidaritetin e Tij të plotë me të gjithë komunitetin e gazetarëve shqiptarë, duke garantuar se do të jetë në krah të misionit të tyre, në shërbim të lirisë, të qytetarëve dhe të konsolidimit të të gjithë sistemit tonë demokratik”, shkruan Meta.

Kujtojmë që mediat për të cilat reagon Meta, financohen nga familja Berisha, ndërkohë që me Çim Pekën, Ilir Meta bën ecjet e tij në mal dhe e ka këshilltar mediatik.

Dhe sot, Meta reagon i shqetësuar pikërisht për një media që jo vetëm funksionon prej vitesh në të zezë, por pak ditë më parë kreu një akt kriminal, duke terrorizuar shqiptarët me alarmin e rremë për një tërmet që do të bënte gjëmën në Shqipëri.(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME HASHASH NË DORË DHE DUKE POZUAR/ Këto femra shqiptare VIP konsumuan drogë në publik (FOTO)
Previous article AKSIDENT NË FIER/ Përplasen dy kamionë, probleme me qarkullimin (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT