Pas një ndjekje të autoriteteve policore, një avion që mbante gati gjysmë ton kokainë u rrëzua në Meksikën qendrore. Si pasojë e përplasjes fatale humbën jetën dy persona.
Ministria e Mbrojtjes së Meksikës tha se helikopterët ushtarakë meksikanë pikasën avionin në hapësirën ajrore meksikane dhe e ndoqën atë për qindra milje derisa atij i mbaroi karburantit dhe u përplas në Botija, Queretaro.
Aeroplani ishte i ngarkuar me rreth 400 kilogramë kokainë, shkruan CNN. Në muajt e fundit, një numër avionësh biznesi janë rrëzuar ose janë braktisur në Amerikën Qendrore dhe Meksikën Jugore, të cilat dyshohet se funksiononin për kontrabandën e drogës.
Rrëzimi i së hënës erdhi më pak se dy javë pasi një avion biznesi i raportuar i vjedhur në Meksikë u rrëzua në një xhungël të Guatemalës, duke lënë të vrarë dy burra pranë një sasie të drogës dhe armëve në bord. Ky aeroplan kishte bërë një udhëtim misterioz në Venezuelë.






