Një 80 vjeçar ka kallëzuar në polici punonjësit e Bashkisë Vlorë. Ai pretendon se po ndërtojnë një memorial në tokën, pa kryer procedurat e shpronësimit.
Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 05.10.2018, shtetasi R.Xh, 80 vjeç, banues në Vlorë, kallëzon se në tokën e tij, punonjës të Bashkisë Vlorë, po ndërtojnë një memorial, pa kryer procedurat e shpronësimit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Neni 200 i Kodit Penal


