Paraditja e 30 janarit do të rezultonte fatale për ish efektivin e policsë Arben Bilali, I cili pas një jete të ngujuar prej vitesh do të ekzekutohej fare pranë shtëpisë.
Detaji I zbuluar nga hetimet është se vetë 50 vjeçari e ka ditur se po ndiqej e se I rrezikohej jeta.
Një moment kyç ky që na kthen në historinë e të “fortit” të Durrësit, Edison Harizi I cili para se të vritej në atentat iu drejtua mikut të tij me fjalët: Po më ndjekin, kam një parandjenjë të keqe!
AlpeNeës.al risjell disa nga atentatet për të cilat viktimat e ndjenë por nuk e ndaluan dot:
Ekzekutimi i sh efektivit në Selitë: Po na ndjek makina e zezë
Para se të vritej me një breshëri automatiku, ish oficeri i policisë Arben Bilali, është mbajtur në vëzhgim për 1 javë nga atentatorët. Referuar të dhënave të përcjella nga grupi hetimor, nga kamerat e sigurisë rezulton se një motor dhe një automjet tjetër, qëndronin pranë shtëpisë së ish-policit.
Një prej dëshmitareve u ka thënë hetuesve se disa ditë para ngjarjes, ka qënë duke udhëtuar me Arben Bilalin, dhe ka parë një makinë të zezë që po i ndiqte.
Dëshmitari i ka thënë edhe ish-policit se dikush po i vëzhgonte, dhe të dy kanë vendosur që të thërrasin disa miq të tjerë. Por më pas makina e zezë ishte larguar.
“Po më ndjekin”, çfarë i tha “Il Padrino” mikut të tij para vrasjes
Një prej ekzekutimeve te bujshme të vitit që lamë pas ishte ai i mikut të Shullazit, në Durrës, ku mbeti i vrarë Edison Harizaj dhe u plagos shoku i tij Genci Caca i cili ndërroi jetë më pas në spital.
“Il Padrino”, i njohur në Vlorë si person i rrezikshëm, është shprehur te një miku i tij. “Po më ndjekin, kam parandjenjë të keqe”.
Një javë para vrasjes, biznesmeni: Po më ndjekin
Biznesmenit Saimir Beqiri i ishte përgatitur atentati një javë para se të ndodhte vrasja në aksin Elbasan- Metalurgjik.
Ai është Nelgert Pata 34 vjeç, dhe eshte qëlluar me 30 plumba teksa drejtonte automjetin tip “Vokswagen” me targë AA 166 IY në Fier.






