• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PO KTHEHESHIN NGA SPITALI/ Detajet e REJA nga aksidenti i rëndë në Lushnjë: Mjeti “fluturoi”…
Home
Breaking News

PO KTHEHESHIN NGA SPITALI/ Detajet e REJA nga aksidenti i rëndë në Lushnjë: Mjeti “fluturoi”…

10 January, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një makinë “BMW X5” doli nga rruga dhe u përmbys. Për pasojë, ka ndërruar jetë pasagjerja, ndërsa shoferi dhe një tjetër pasagjer kanë mbetur të lënduar.

Automjeti mësohet se ka qenë me shpejtësi dhe në momentin që ka dalë nga rruga, drejtuesi nuk ka mundur dot ta rikthejë kontrollin mbi të.

Edhe pse ka tentuar të manovrojë, ka qenë e pamundur për ta kthyer mjetin në rrugë. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë thënë se mjeti, pasi ka dalë nga rruga, ka fluturuar disa metra dhe pastaj është përmbysur, duke u dëmtuar rëndë mjeti si dhe njerëzit që udhëtonin. 

Policia sqaroi se mjeti “BMW” me targë AA 858 CV, ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 16:30 ne bypass-in Plug-Savër në Lushnjë. Viktima mbeti Mirela Sakolli, 42 vjeçe. Dy të plagosurit janë Majlinda dhe Bato Salia, 51 dhe 53 vjeç. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, të lënduarit janë nga qyteti i Beratit.

“Ata po ktheheshin nga Spitali i Tiranës për në shtëpitë e tyre, pasi Majlinda Salia sapo kishte përfunduar një vizitë mjekësore në kryeqytet”, bëjnë të ditur burimet. Policia, sapo mori njoftimin, shkoi në ndihmë të të plagosurve, pasi 42-vjeçarja kishte ndërruar jetë në vend. Dy të plagosurit u dërguan për në Spitalin e Lushnjës dhe ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ata kanë marrë vetëm disa dëmtime të rënda, por jo vdekjeprurëse. Mjekët thonë se, e kanë vënë në kontroll gjendjen e tyre shëndetësore. Paraprakisht, sipas Policisë, mësohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë, me të cilën po ecte drejtuesi i mjetit. Sipas të njëjtave burime, për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara, shiut që binte pa pushim, automjeti ka dalë nga rruga kryesore dhe ka përfunduar në fushat e zonës..

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK FLAS ME AKTORËT E AL PAZAR SE MARRIN GJOBË"/ Rudina Dembacaj i habiti të gjithë me deklaratën e saj (VIDEO)
Previous article VETTINGU/ Skeda e pasurisë së deklaruar së Adrian Shegës, këshilltar në Gjykatën e Lartë

k.autor

Postime të ngjashme

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës Aktualitet

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT