• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PO KTHEHEN NË PËRBINDËSHA”/ Zelensky: Ata filluan luftën dhe sillen sikur ne jemi fajtorë
Home
Nderkombetare

“PO KTHEHEN NË PËRBINDËSHA”/ Zelensky: Ata filluan luftën dhe sillen sikur ne jemi fajtorë

11 April, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Populli më i guximshëm i vendit më të mirë në botë”.

Kështu i ka quajtur Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ukrainasit përmes një mesazhi që ka përcjellë të dielën vonë.

“Ne po i afrohemi fundit të një jave tjetër“, tha Zelensky në fjalimin e tij, të cilin e ka mbajtur rregullisht gjatë sulmit të Rusisë ndaj vendit. “Lufta jonë për liri, për shtetin. Një javë tjetër që Ukraina mbeti gjallë, me gjithë përpjekjet e Rusisë për të na shkatërruar. Ne po luftojmë. Ne po mbrohemi. Ne po zmbrapsim sulmet”.

Zelensky tha se vendi i tij po bën gjithçka që mundet për të fituar luftën dhe akuzoi udhëheqjen ruse se po përpiqet për të hequr fajin.

“Kur frika rritet, gjithçka kthehet në katastrofë“, vazhdoi ai. “Kur njerëzit nuk kanë guxim të njohin gabimet e tyre dhe të kërkojnë falje, të përshtaten me realitetin dhe të shohin se po kthehen në përbindësha”.

Presidenti ukrainas tha se Rusia ka humbur kontaktin me realitetin, duke vepruar si agresore, por duke fajësuar Ukrainën për veprimet e kryera nga trupat ruse, duke përfshirë vrasjet në Bucha, sulmin me raketa në stacionin e trenit në Kramatorsk dhe “çdo qytet të shkatërruar dhe fshat të djegur. ”

“Ata kanë shkatërruar jetët e miliona njerëzve. Ata filluan një luftë në shkallë të gjerë dhe sillen sikur ne jemi fajtorë për këtë”, vazhdoi Zelensky.

Ai shtoi se Rusia, nga frika e humbjes, do të nisë më shumë veprime luftarake në shkallë të plotë në lindje të Ukrainës.

“Por ne jemi gati”, tha presidenti, duke premtuar se Ukraina do të sigurojë që të ketë armë të mjaftueshme dhe do të kërkojë sanksione më të forta kundër Rusisë në mënyrë që drejtësia të vihet në vend.

Pak para fjalimit të tij, Zelensky tha se ai nderoi “18 mbrojtësit e Ukrainës” – duke përfshirë anëtarë të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Shërbimin Special të Komunikimit dhe oficerët e policisë – për heroizmin e tyre. Ai falënderoi edhe gazetarët që ndajnë të vërtetën e asaj që po ndodh në vend.

“E vërteta do të fitojë dhe Ukraina do të fitojë,” tha Zelensky. “Kjo është e sigurt. Lavdi Ukrainës.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Inteligjenca britanike: Rusia mund të përdorë municione me fosfor në Mariupol
Previous article KAMERAT ZBARDHIN NGJARJEN/ Dalin pamjet nga sulmi ndaj Sulkuqit në Elbasan

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Protestuesja kërkon anulimin e ligjit për investitorët strategjikë dhe Paketës së Maleve Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Protestuesja kërkon anulimin e ligjit për investitorët strategjikë dhe Paketës së Maleve

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë Aktualitet

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë

"INVESTITORËT ME DOKUMENTACION PËR PRONËN"/ Rama: Prona është shitur dhe e kanë pronarë të tjerë Aktualitet

"INVESTITORËT ME DOKUMENTACION PËR PRONËN"/ Rama: Prona është shitur dhe e kanë pronarë të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT