• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PO KEQPËRDORET NGA…”/ Macron kërkon reformimin e zonës “Shengen”
Home
Nderkombetare

“PO KEQPËRDORET NGA…”/ Macron kërkon reformimin e zonës “Shengen”

26 April, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti francez, Emanuel Makron, ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e tij të hershëm se zona Shengen duhet të reformohet dhe vendet që nuk e respektojnë atë, të largohen.

Në një konferencë maratonë për shtyp, kreu i Elizesë tha të enjten se marrëveshja e vitit 1985, nga e cila përfiton edhe Shqipëria, po keqpërdoret nga vendet që kërkojnë lëvizjen e lirë nëpër Evropë, por nuk bëjnë sa duhet për të përballuar krizën e emigrantëve me të cilën kontinenti po përballet prej vitesh.

“E famshmja zona Shengen nuk funksionon më. Duhet t’i rikonceptojmë nga fillimi politikat tona të emigracionit. Duhet të mendojmë për një Evropë me kufij të fortë dhe të mbrojtur, me të drejta të përbashkëta për azilkërkuesit, ku secili shtet anëtar mban përgjegjësi dhe është solidar me të tjerët,“-tha Makron.

Komentet e presidentit Makron vijnë pas pakënaqësive të shprehura nga publiku francez rreth problemit të emigracionit, temë e cila po shfrytëzohet edhe partitë e ekstremit të djathtë në vend.

Në mesazhin e tij përpara mbi 300 gazetarëve lokalë dhe të huaj, kreu i Elizesë parashtroi edhe një sërë nismash që përmbushin shumë nga kërkesat e protestuesve jelekverdhë të cilët prej gjashtë muajsh demonstrojnë dhunshëm kundër padrejtësive ekonomike.

Propozimet për taksa më të ulëta për klasën e mesme, riindeksimin e pensioneve nën 2 mijë euro sipas inflacionit, decentralizimin e qeverisjes, dhe fuqi më të madhe vendimmarrëse për qytetarët pritet të hyjnë në fuqi nga viti i ardhshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË PRAG TË NDESHJES NDAJ INTERIT/ Allegri paralajmëron: Është rikthyer dhe do të luajë ylli...
Previous article ARRESTIMI I "GYLENISTËVE" NË KOSOSVË/ Thaçi raporton para komisionit hetimor

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT