• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PO IA Q* ROBT ATIJ”/ Takimi i Beqajt në Shkodër, urdhri i Pëllumb Gjokës në “SKY”, publikohen bisedat
Home
Aktualitet
Kronikë

“PO IA Q* ROBT ATIJ”/ Takimi i Beqajt në Shkodër, urdhri i Pëllumb Gjokës në “SKY”, publikohen bisedat

7 July, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ndodhet në burg në ambientet e një paraburgimi në Tiranë. Beqaj në shtator të vitit 2020 është emëruar nga Edi Rama si Drejtues Politik në Qarkun e Shkodrës. Pas marrjes së postit Beqaj ditët e para të shtatorit vendosi të mbledhë në një takim zyrtar disa nga përfaqësuesit e PS-së në Shkodër përfshirë këtu dhe Kryetarët e PS-së në qarkun e Shkodrës me qëllim bërjen e prezantimit të tij.

Ndërkohë janë publikuar disa biseda ku mesa duket ky takim është diskutuar në aplikacionin “SKY” nga Behar Bajri dhe Pëllumb Gjoka. Këta të fundit janë dy persona tashmë të arrestuar nga SPAK për akuza të rënda si vrasje, “Sigurim i kushteve për të kryer vrasje”, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Korrupsion aktiv” dhe “Organizim pa lejë i lojrave të fatit”.

“Ora News” ka mësuar se dyshja e krimit në Shkodër, Pëllumb Gjoka dhe Behar Bajri, kanë mjaft biseda të shkëmbyera me njëri-tjetrin për Ilir Beqaj dhe funksionarë të tjerë të lartë të Partisë Socialiste, ku dukshëm dhe nga përmbajtja e komunikimeve rroli i tyre tek zyrtarët e Shkodrës dhe PS e këtij qarku, ishte vendimtar.

Beqaj drejtohej prej tyre, madje edhe strukturat e PS në këtë qark merrnin urdhra nga Behar Bajri dhe Pëllumb Gjoka, të cilët urdhrat dhe direktivat i përcillnin përmes deputetit të PS në Shkodër, Luan Harusha. Nga përmbajtja e bisedave të zhvilluara në 26 shtator 2020, kuptohet se ditën e Mërkurë, që përkonte datën 30 shtator 2020 Ilir Beqaj drejtuesi politik i sapoemëruar kishte thirrur një takim të madh me strukturat e PS në këtë qark.

Në dijeni të këtij takimi është dhe Pëllumb Gjoka së bashku me Behar Bajrin. Në 26 shtator 2020 Pëllumb Gjoka i shkruan në “Sky” Behar Bajrit duke i thënë: “…O vëlla fol me Luanin se ashtë tu ba si interesant… i kam unë tan thotë, e nuk kam nevoj për kan. O vëlla fol me Luanin se asht tu ba interesantin. A ke fol gja me ta ti? Jo se ka problem, por po prish punë”.

Ndërsa Behar Bajri ja kthen përgjigjen: “…Kur ma…po ja q** rrobt atij…”.

Por më tej Gjoka i shkruan sërish Beharit duke i thënë: Thuaj të mos shkojnë…thuaj të mos shkojnë në takime pa i thanë ne. Ka lënë takim me Ilir Beqaj të mërkurën. Don me mbledh Kryetarët e Partive me i çu tek ai, por hajde e thërrasim njere ne dhe flasim me të. Thuaj të mos shkojnë në takime. Thire njerë ti dhe thuaji kush të ka thanë me ba takime? Nesër po vij vetë, e flasim me ta…”

Behar i përgjigjet shkurtimisht me “…ok ok…”. Por sërish Pëllumb Gjoka i shkruan Behar Bajrit se kur të takonte deputetin e PS në Shkodër Luan Harusha, ti: “…Bërtiste fort se asht tu munu me na anashkalu…” dhe Behari ia kthen sërish shkurtimisht “aaaa…”.

Këto biseda dhe shumë të tjera që ndodhen në aplikacionin “SKY” tregojnë protagonizmin, influencën që kanë pasur dy eksponentët e krimit në Shkodër mbi disa elementë dhe drejtues politik të PS në këtë qark.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E DINIT? Vitamina “e panjohur” që jep jetëgjatësi, ushqimet që e përmbajnë
Previous article U PARAQITËN NË SPITAL ME TË VJELLA/ Shkon në 56 numri i personave të helmuar në Bulqizë

s.autor

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT