• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PO I DRIDHET KARRIGIA”/ Deputeti në Mal të Zi: Nuk dua të jem shqiptar si Abazoviç
Home
Rajon

“PO I DRIDHET KARRIGIA”/ Deputeti në Mal të Zi: Nuk dua të jem shqiptar si Abazoviç

19 August, 2022 s.autor Rajon

Deputeti shqiptar nga partia Unioni Demokratik Shqiptar në Mal të Zi, Mehmet Zenka, është deklaruar përkrah mocionit të mosbesimit ndaj kryeministrit shqiptar Dritan Abazoviç.

Sa i përket fjalimit të Abazoviç sot në kuvend, ku tha se po tentohet shkarkimi i tij për vetë faktin se është shqiptar, Zenka tha se Abazoviç u ktujau sot për një gjë të tillë, teksa shtoi se deri dje deklaronte që ishte kozmopolitan.

“Nëse Abazoviç sot i ka rënë në mend se është shqiptar, se deri dje ka thënë jam kozmopolit, nëse Abazoviç, i cili ka shkuar në kishën serbe dhe para dy vjetësh ka bërë koalicion me partitë serbe, me ato parti të cilat një ditë pasi ka formuar qeverinë, kanë brohoritur “vdekje shqiptarëve, Kosova është shtet terrorist, në Kosovë nuk kanë ndodhur krime lufte, nuk kanë ndodhur gjenocid, përdhunime”, dhe Abazoviç e gjen vendin që të jetë me ta, atëherë unë nuk dua të jem shqiptar si Abazoviç, por dua të jem shqiptar siç i ka hije një shqiptari të Malit të Zi”, ka thënë Zenka.

Zenka tha se Abazoviç dëshiron të justifikohet, duke përdorur pretekstin shqiptar, por në fakt, sipas tij, mocioni i mosbesimit ka të bëjë me nënshkrimin e një kontrate me kishën serbe.

“Sot pasi po i dridhet karrigia, i ka rënë ndër mend se është shqiptar. Sot dëshiron të justifikohet duke përdorur pretekstin shqiptar, gjë që nuk ka rëndësi, ka të bëjë me atë nënshkrimin e kontratës të cilën e ka bërë me kishën serbe, një kontratë e cila është tejet e dëmshme, sidomos për shqiptarët, sepse e dimë zgjerimin e kishës serbe në Mal të Zi, sidomos zgjerimin e tyre ku janë monumentet tona historike fetare, të cilat ky dëshiron që kisha serbe dita ditës t’i përvetësojë”, u shpreh deputeti.

Zenka pretendoi se gjatë kohës sa Abazoviç ka qenë zëvendëskryeministër dhe tani ministër, ai ka dëmtuar marrëdhëniet e Malit të Zi me BE-në.

“Në shpresojmë se do të rrëzohet, se po që se vazhdojmë me këtë politikë, me të vërtetë na presin ditë shumë më të këqija, dhe me të vërtetë situata mund të radikalizohet”- deklaroi ai

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DIALOGU KOSOVË-SERBI/ Grenell: Europianët duhet të mësojnë të mbajnë premtime, BE të kthehet në idetë e Trump për negociatat
Previous article E RËNDË/ Shokohen’ pushuesit, gjejnë trupin e pajetë të një vajze në plazh

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë Rajon

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT