Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamje nga lagja e Rilindur e Fushë-Krujës.
Rama ka postuar një foto ku shihen pallatet dhe shtëpitë e rindërtuara pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019 dhe shkruan se shumë shpejt do të përfundojnë të gjitha.
“MIRËMËNGJES 😊dhe me punën e palodhur ndërtimore për lagjen e Rilindjes në Fushë-Krujë që po i afrohet fundit, ju uroj një ditë të mbarë🙏” shkruan Rama në postimin e tij.