• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PO, FOLA ME SHKËLZENIN KUR NDODHI GËRDECI”/ Mediu pohon bisedën me djalin e Kryeministrit
Home
Politikë

“PO, FOLA ME SHKËLZENIN KUR NDODHI GËRDECI”/ Mediu pohon bisedën me djalin e Kryeministrit

8 November, 2021 F.autor Politikë

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ishte sot në Top Talk për të folur për tragjedinë e Gërdecit, një proces tashmë që është i rihapur , ku po hetohet dhe roli i ish-ministrit në këtë ngjarje.

Mediu, i pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja, pohoi faktin se ai ditën e tragjedisë ka pasur një telefonatë me djalin e ish-kryeministrit Berisha, Sali Berisha.

Ish-ministri deklaroi në Top Talk se jo vetëm është i pafajshëm, por as nuk e dinte se ku binte Gërdeci.

“Unë kam mbajt një qëndrim në raport me këtë çështje , dhe kam dhënë dorëheqjen si pjesë e përgjegjësisë sime morale dhe politike , edhe pse kundër disa këshillimeve nga partnerë tanë shumë të rëndësishëm, sepse në pozicionin tim politik dhe personal , e gjykoja që nuk ishte e udhës dhe nuk duhej të qëndroja më ministër për sa kohë kishte viktima. Dhe në mënyrë të padiksutueshme, që unë nuk e kam ditur ku është Gërdeci. Gërdeci është një proces ku janë marrë për demontim që në 2003 të pajisjeve të FA”, tha Mediu.

Denis Dyrnjaja: Po thoni se nuk e keni ditur se ku ndodhej gjeografikisht?

Fatmir Mediu: As gjeografikisht dhe as si aktivitet , nuk ishte pjesë e certifikimit të ministrit

Denis Dyrnjaja: Po pse nuk duhet ta dijë ministri këtë?

Fatmir Mediu: Po sepse nuk mund ta di, sepse FA kanë më mijëra pika dhe reparte ushtarake , nuk është detyrë funksionale e ministrit.

Denis Dyrnjaja: Pse u zgjodh Gërdeci?

Fatmir Mediu: Sipas një këshillimi me numrin e parë të shtabit është që duhet zgjedhur marrëveshje ndërmjet palëve dhe Gërdeci ka qenë një pronë e FA , repart i tyre i tankeve, ku ka pasur depo municionesh .

Denis Dyrnja: Nga buroi kjo nismë që u krijua kjo fabrikë , a kishte lidhje familja e Berishës, djali i tij ?

Fatmir Mediu: Unë jam hetuar, gjurmuar, vënë telefoni në përgjim dhe të gjitha, 360 gradë për këtë gjë, dhe është provuar që as unë , as familjarë të mi dhe as stafi civil i ministrisë së Mbrotjes në raport më këtë çështje nuk ka lidhje. Unë nuk mund ti përgjigjem çdo lloj thashethemi.

Në ditën e ngjarjes unë kam pasur shumë njerëz që më kanë marrë. Sipas tabulateve, ka tabulate që unë kam bërë telefonatë me djalin e kryeministrit , por kjo është absurde, sepse po e bëj dhe një herë krahasimin. Çdo telefonatë që kam marrë ka qenë në raportet e solidaritetit. Në punën time si ministër unë i përgjigjem vetëm kushtetutës , ligjit , urdhrave dhe vendimeve të qeverisë , në marrëdhëniet e mia personale, unë nuk jam nejri që nuk hap telefonin dhe nuk flas me njerëz.

Denis Dyrnjaja: A ndiheni vërtet i pafasjhëm në këtë proces, aty ka pasur fëmijë që janë marrë me demontimin dhe kanë humbur jetën?

Fatmir Mediu: Tani t’i ndajmë përgjegjësitë, po të jetë ajo ligjore, me bindje të plotë them se nuk kam pasur asnjë përgjgjësi ligjore.

E dyta, për sa i përket asaj që ka ndodh në Gërdec, unë nuk kam pasur asnjë shqetësim të sjellë te zyra e ministrit, nga asnjë përfaqësues ushtarak ose civil për marrëdhënie të cilat ishin jashtë kontekstit ligjor.

Nuk më ka ardhur ndonjëherë ndonjë raport se si dhe kush punonte aty

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “U BËNË VOTAT KASHT E K**E”/ Kadilli përplaset me Bumçin: S’pate kurajo të ngriheshe para datës 9
Previous article PËRPLASJET NË PD/ Albana Vokshi rrëfen DEBATIN me Bashën: Në mbledhje...

F.autor

Postime të ngjashme

KUVENDI MBLIDHET NË SEANCË PLENARE/ Disa qytetarë protestojnë jashtë godinës Politikë

KUVENDI MBLIDHET NË SEANCË PLENARE/ Disa qytetarë protestojnë jashtë godinës

ZBULOHET RAPORTI I SHISH PËR KUVENDIN/ Ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike Politikë

ZBULOHET RAPORTI I SHISH PËR KUVENDIN/ Ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike

PAMJET/ Marrëveshja e Edi Ramës me Jared Kushner ndez fushatën në SHBA Politikë

PAMJET/ Marrëveshja e Edi Ramës me Jared Kushner ndez fushatën në SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT