Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Eduart Merkaj ndodhet në ambjentet e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe po zhvillon takim me drejtuesen e saj te re Donika Prela.
Sipas burimeve mediatike, takimi eshte duke u zhvilluar ne lidhje me çështjen e ish Prokurorit te Pergjithshem te Shqiperise, Adriatik Llalla i cili eshte zyrtarisht nen hetim per kater akuza.
Dosja e tij me nr 447 nga Prokuroria e Durresit, prej javesh ka mberritur ne Prokurorine e Krimeve te Renda per kopetence hetimi dhe eshte prokurori Klodian Braho ai qe ka ne dore nje nga çeshtjet me te rendesishme te drejtesise se re sot ne Shqiperi.
Burimet thane se shkaku eshte procedimi drejt kerkeses per arrestimin e ish Prokurorit te Pergjithshem Adriatik Llalla, i cili ka njoftuar se nuk ndodhet ne Shqiperi keto dite per shkaqe shendetesore.
Me sa duket te dyja organet, nepermjet drejtuesve te tyre po koordinojne veprimet me kete rast, ne menyre qe Llalla te mos kete asnje mundesi qe ti shmanget drejtesise.
Nese Llalla ka parandjere se hetimi kunder tij po shkonte drejt perfundimit dhe firmosjes se arrestit dhe eshte shmangur me qellim duke udhetuar jashte Shqiperise, atehere do te kerkohej ekstradimi i tij nese nuk do te vinte vullnetarisht.
Nese kjo do te ndodhte, do te ishte hera e pare qe nje Kryeprokuror shqiptar arrestohej dhe me e renda, qe ai “arratisej” per tiu shmangur pergjegjesise penale, organ te cilin ai e drejtoi me votat e deputeteve te Parlamentit te Shqiperise, per 5 vite me radhe.
Përgatiti: Alpenews.al


