Gjatë një bashkëbisedimi në Përmet me përfaqesues të bizneseve që operojnë kryesisht në fushën e turizmit, kryeministri Rama ka shfaqur pakënaqësi me punën e kryebashkiakut të Këlcyrës, Klement Ndoni.
Shkak u bë ankesa e një gruaja që administron një bujtinë, e cila shtroi problemin e mungesës së tregut në Ballaban si dikur. Rama ndërhyn dhe thotë
“E di kur do ta keni tregun, kur ju gratë e Ballabanit të bëheni bashkë dhe të merrni peng kryetarin e bashkisë. Po ç’më qesh mo, i njëjti marifet me ty sa herë vij. Po ç’të bëj tani t’i kafshoj veshin këtu Klementit si ai boksieri”, tha Rama.