Një video e këshilltares shpirtërore të presidentit Donald Trump, Paula White ka bërë xhiron e rrjetit.
Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, ajo shihet teksa lutet për Trump që të fitojë sërish postin e Presidentit të SHBA-së.
Paula është një pastore dhe ka bërë një lutje që është konsideruar e çuditshme nga komentuesit.
“Jepi, jepi, jepi deri sa të arrijmë fitoren. Dua të dëgjojë tingullin e fitores”, thotë ajo vazhdimisht në lutjen e saj.
Ndërkohë në SHBA vijon akoma numërimi i votave, ku në avantazh është Joe Biden, i cili ka 264 vota elektorale. Ndërsa Trump ka 214 vota elektorale dhe do t’i duhet që të fitojë të katër shtetet e mbetura që luajnë rol vendimtar për mandatin e radhës si Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Georgia.
Presidential spiritual adviser Paula White is currently leading an impassioned prayer service in an effort to secure Trump's reelection. pic.twitter.com/hCSRh84d6g
— Right Wing Watch (@RightWingWatch) November 5, 2020


