Jo më larg qershorin që lamë pas, Presidenti i Republikës Ilir Meta gjatë daljeve të tij të shpeshta për median, sulmoi ashpër edhe miliarderin Soros dhe fondacionin e tij.
Sot, mësohet se Meta ka pritur Alex Sorosin (djalin e themeluesit Xhorxh Soros) në Presidencë në një takim, detajet e së cilit nuk janë bërë ende të ditura.
Pjesë nga deklarata e Metës në qershor:
Presidenti i Shqipërisë, denoncoi zgjedhjet bashkiake që u zhvilluan të dielën si një “farsë”, duke akuzuar filantropin dhe miliarderin e krahut të majtë George Soros për përfshirjen në një “komplot”.
Ilir Meta tha se Soros, një gogol për qarqet e krahut të djathtë, ishte përgjegjës për “një komplot që synonte kapjen tërësisht të shtetit”, kjo sipas faqes së internetit në gjuhën angleze Balkan Insight. Ai nuk ofroi dëshmi për të mbështetur pretendimet e tij.
/ALPEnews.al


