Kreu i SPAK, Arben Dumani, ka theksuar progresin e bërë në luftën kundër korrupsionit, duke deklaruar se hetimet e këtij institucioni janë intensifikuar dhe janë bërë më guximtare. Ai tha se marrëdhëniet me organizatat ndërkombëtare si Interpol dhe Europol janë forcua, duke ndihmuar në goditjen e korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe në konfiskimin e pasurive të paligjshme.
“SPAK është në gjendje të kryejë hetime të guximshme,” theksoi Dumani, duke shtuar se 59 milionë euro janë sekuestruar, përfshirë edhe kriptovalutat që përdoren masivisht nga grupe kriminale. Ai gjithashtu theksoi rritjen e procedimeve për pastrimin e parave, duke e konsideruar këtë si një hap përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Pavarësisht përparimeve, Dumani pranoi se lufta kundër korrupsionit mbetet një sfidë për SPAK dhe se institucionet janë ende në fazën e konsolidimit. Ai shtoi se besimi ndaj SPAK po rritet dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes prokurorëve dhe institucioneve të tjera për të garantuar hetime të ndershme dhe të pastra. “Çdo ndikim i jashtëm nuk do të cenojë misionin tonë,” përfundoi ai.


