Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka folur për situatën e koronavirusit në vendin tonë, duke thënë se po abuzohet me eprsonat e infektuar, të cilët për shkak të frikës detyrohen të blejnë shumë medikamente.
Ai është shprehur në emisionin “Open” se në Shqipëri nuk është i autorizuar asnjë antiviral për t’u përdorur në shtëpi, por që qytetarët i përdorin edhe pse nuk duhet.
Sipas tij, skaneri dhe analizat nuk duhen bërë që ditën e parë, pasi personi i infektuar do të jetë i detyruar që t’i bëjë sërish në ditën e shtatë, atëherë kur koronavirusi jep edhe simptomat e forta.
“Po abuzohet me personat e infektuar me COVID-19. Në Shqipëri nuk është i autorizuar asnjë antiviral për t’u përdorur në shtëpi.
Mos e bëni skanerin dhe analizat që ditën e parë, pasi do detyroheni t’i bëni sërish”, tha Brataj.


