• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PLUMBI I ARTË”/ Henrik Hoxha i përgjigjet avokatit: Porosia ishte 150 mijë euro, unë mora 10 në fillim
Home
Aktualitet
Kronikë

“PLUMBI I ARTË”/ Henrik Hoxha i përgjigjet avokatit: Porosia ishte 150 mijë euro, unë mora 10 në fillim

12 February, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pasi shoi kureshtjet e prokurëve të SPAK, Henrik Hoxha, i pandehur në dosjen “Plumbi i artë”, iu përgjigj pyetjeve të avokatit.

“Festim Qolin e njoh prej 20 vitesh. Ai nuk më ka folur ndonjëherë për Nuredinin. E kam njohur tek ditëlindja e Festimit”, tha Hoxha.

Për Elvis Dedjen

Festimi më ka treguar se Elvis Dedjen e ka pasur ortak.

Nuk e kam kryer unë vrasjen e tij dhe nuk di kush e ka bërë.

Nuk mbaj mend të kem qenë me Festimin ditën e ngjarjes. Nuk kam folur ndonjëherë me Nuredinin për këtë ngjarje.

Për Dorian Shkozën

Jam i përfshirë tek vrasja e Dorian Shkozës. Porosia ka qenë e Krymit, (Erion Alibejt), por ndërmjetës ishte Nuredini.

Shkak ishte pretendimi i Krymit se Shkoza kishte qenë tek vrasja e familjarëve të tij.

Nuk kishte informatorë në atë ngjarje. Asllan Plakun nuk e njoh.

Erion Alibejn nuk e kam kryer ndonjëherë. Për vrasjen e Emiliano Ramazanit, Nuredini na ka thënë që merrte informacion nga Erion Alibej.

Për Xhuliano Hoxhën

Nuredini nuk më ka folur ndonjëherë. Nuk ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje dhe as e kam parë në ngjarje.

Për Sokol Sanxhaktarin

E kam dëgjuar se kush është. Nuredini më ka thënë që ka qenë dhëndri i një kryebashkiaku atëherë. Nuk kemi marrë ndonjëherë porosi për vrasjen e tij, por e kemi diskutuar.

Nuredini na ka thënë se kishte diskutuar me dikë për vrasjen e tij.

Nuk kam shkuar ndonjëherë në Elbasan për ta vëzhguar.

Për Lulëzim Mashën

Kam marrë pjesë në ngjarje. Ka qenë porosi e vëllezërve Dizdari. Nuk e di… për një punë borxhi.

Sakati (Aleksandër Baho) do na jepte informacion kur do të vinte në Shqipëri djali i Mashës, pasi për atë ishte porosia në fillim.

Vrasjen (e mbetur në tentativë) të Lulëzim Mashës e kam organizuar unë.

Për pagesën, unë kam marrë 10 mijë euro në fillim. Për djalin porosia ishte 150 mijë euro, për Lulzim Mashën ishte 100 mijë, se 50 donte t’i merrte vetë.

Nuk e njoh shtetasin Suel Çela. Nuk e kam takuar ndonjëherë.

Për Otin Kilën

Nuredini kishte bërë një listë. Ky ishte në listë, që duhej bërë. Ishte ky, ishim vëllezërit Ramazani.

Më vonë Nuredini tha se kishte informacion se ky kishte strehuar Talo Çelën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË KORÇË/ I moshuari gjendet i pajetë në rrugë, dyshohet se…
Previous article QËLLOI ME KALLASH BRENDA BANKËS/ Ky është momenti kur policia arreston 58-vjeçarin me paratë në duar, i qetë dhe i pamaskuar

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT