• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PLUMBI I ARTË”/ Dëshmia e Elton Kilës: Më dogjën biznesin, më thanë se Dumani do të më vriste
Home
Breaking News

“PLUMBI I ARTË”/ Dëshmia e Elton Kilës: Më dogjën biznesin, më thanë se Dumani do të më vriste

11 November, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në seancën e së martës ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i artë”, Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshminë e Elton Kilës.

Kila: Në 2017 dhe 2018 më kanë shkatërruar biznesin. Kam një biznes prej 25 vitesh në treg për shitblerje makinash.

Në 2017 kam pasur një tentativë për shkatërrim prone. Nuk u zbardh si ngjarje.

Në 2018 ma shkatërruan fare biznesin. Si biznes e kam në Bradashesh. Hap pas hapi bëra 4 të tillë.

Nga 2013 kam një bazë fikse.

Para këtij aktiviteti kam qenë edhe jashtë Shqipërisë nga 1998-2003. Kam punuar më pas në import-export. Sillja makina në ato vite që nuk ka pasur shumë. Kam qëndruar në Francë, Gjermani, Zvicër.

Në 2006 në Elbasan kam hapur dhe një palestër në Elbasan. Po ashtu kam pasur edhe një agjenci turistike dhe një lokal, shkruan A2 CNN.

Ngjarja e 2017 ishte vetëm një tentativë. Unë isha në shtëpi. Kisha edhe roje. Më lajmëruan, që ka rënë zjarr jashtë servisit. Zjarrfikësit e fikën zjarrin, por u dëmtuan 3 automjete.

Kila: Ne 2018 ishte prape zjarrvënie. Unë isha i ndaluar në atë kohë nga policia në Shqipëri pas dyshimeve të drejtësisë italiane në lidhje me mashtrim me sigurimit e automjeteve. Bëhej fjalë për një ngjarje të vitit 2009.

Ditën e tretë të ndalimit më vunë zjarr tek biznesi, ku i dogjën 10 automjete dhe 10 motora.

Teksa isha i ndaluar ngjarjen e mësova nga TV. Kam qëndruar i izoluar 45 ditë.

Shkova në polici e prokurori, ku dhashë deklarime nëse kisha probleme me kënd.

Unë këto ngjarje nuk e di as sot se nga i kam.
Pas ngjarjes i biri i rojës, Arbër Ramollari me tha që ka qenë Elio Bitri dhe 2 të tjerë.

Elio Bitri rrinte shumë afër punës sime. Frekuentonim të njëjtin lokal.

Nuk desha ta kontaktoj Elio Bitrin. Unë po vëzhgoja vetë. Doja të zbuloja më tepër dhe nuk bëra diskutime. Nuk munda të zbuloja më.

Ju kam lënë Zotin edhe kaq.

Kila: Ditën që kam marrë vesh që është plagosur Nuredin Dumani dhe që kanë ardhur për të më vrarë unë kam qenë në Gjermani. Në atë kohë kam pasur Facebook dhe kisha postuar live. Isha me familjen atje.

Kur u ktheva në Shqipëri, pas një jave, përfliteshin shumë emra. Pas 2 muajsh doli lajmi se Dumani do vinte për të më vrarë mua në Elbasan.

Kila: Nuk e mbaj mend kush ma ka thënë, se m’u errën sytë. Nuk mund ta besoja. Ma kanë thënë disa herë, edhe policë ma kanë thënë, që flitej se ishte nisur për mua.

Unë nuk e kisha dëgjuar asnjëherë emrin e Nuredin Dumanit.

Kila: Unë nuk kam asnjë lidhje me asnjë nga këta.

Më kërkoi familja të ikja jashtë, por unë nuk doja t’i lija njollë familjes. Nëse duan, le të vijnë, u thashë.

Unë nuk ruhesha nga ndonjë njeri. Nuk kam pasur ndonjë konflikt, që t’i lidhja me këtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRAT/ Ngritën skemë MASHTRUESE për përfitimin e rimbursimit të TVSH, shpallen FAJTORË 6 biznesmenë
Previous article 100-VJETORI I BANKËS SË SHQIPËRISË/ Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj Aktualitet

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT