• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLUMBAT E KAPËN NË BARK DHE SHPATULL/ Misteri dhe dëshmia e të plagosurit: Më qëlluan në Shkodër
Home
Breaking News

PLUMBAT E KAPËN NË BARK DHE SHPATULL/ Misteri dhe dëshmia e të plagosurit: Më qëlluan në Shkodër

4 January, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja lidhur me plagosjen e Vinçens Pirolit mbrëmjen e sotme në Shkodër. 34-vjeçari i kërkuar nga Mali i Zi për vrasje sonte ka marrë dy plumba, në bark dhe shpatull. Një person ende i paidentifikuar e ka transportuar me makinë nga Shkodra në drejtim të spitalit të Lezhës.

Arsyeja ende nuk dihet përse nuk u dërgua në spitalin e Shkodrës. Dyshimet janë se drejt Lezhës u dërgua nga frika e një tjetër atentati që mund t’i bëhej në kryeqendrën e veriut. Personi që e ka transportuar, sapo e ka futur në spital është larguar. Kamerat e sigurisë pritet që ta identifikojë. Vinçens Piroli ka deklaruar vetëm se “jam plagosur në Shkodër”.

Vinçens Piroli

Për shkak të plagëve të rënda nuk ka dhënë më shumë detaje dhe është nisur drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar në spitalin e Traumës. Edhe policia e ka konfirmuar faktin që plagosja ka ndodhur në Shkodër, pasi ka ndjekur itinerarin e makinës tip “Ford” që e transportoi në Lezhë. Dy policitë, e Shkodrës dhe e Lezhës janë duke punuar për të identifikuar dhe arrestuar autorët e plagosjes.

Kush është Vinçens Piroli?

34-vjeçari me origjinë nga Sanxhaku i Kurbit është një emër i njohur për drejtësinë. Ai është një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Mali i Zi e kërkon pasi Vinçens Piroli së bashku me Dorjan Lalën akuzohen se kanë vrarë malazezin Momçillo Gjurishic.

Dorjan Lala

Në 12 tetor të këtij viti, shefi i sektorit kundër kriminalitet dhe korrupsionit në Malin e Zi Aleksandar Boshkoviç deklaroi se dy shqiptarët janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen më 4 korrik 2021 në Ulqin, pasi janë gjetur prova të mjaftueshme kundrejt tyre.

Momçillo Gjurishic

Ngjarja dyshohet se lidhet me hakmarrjen. E ndërsa ishte në kërkim ndërkombëtar, Piroli lëvizte lirisht dhe sonte u qëllua duke mbetur i plagosur, ndërsa tashmë ndodhet në duart e drejtësisë, por Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me Malin e Zi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E KE PROBLEM MOSHËN TI?" Beatrix i përgjigjet Donaldit: E kam pak, po çfarë të bëj…
Previous article OMICRON SHKAKTON 50% MË PAK SHTRIME SE DELTA/ Ekspertët: Pandemia mund të marrë fund këtë vit

s.autor

Postime të ngjashme

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij Aktualitet

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për... Aktualitet

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për...

NDALOHET JAHTI 14 METRA/ Brenda tij u kapën 2.1 ton kokainë, në pranga edhe 1 shqiptar Aktualitet

NDALOHET JAHTI 14 METRA/ Brenda tij u kapën 2.1 ton kokainë, në pranga edhe 1 shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT