• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi
Home
Ekonomi

PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi

18 July, 2026 s.autor Ekonomi

Pas më shumë se dy vitesh e 4 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit për lojërat e fatit, qeveria ka plotësuar kuadrin ligjor që i hap rrugën nisjes së procedurave për licencimin e basteve sportive online në Shqipëri.

Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (AMLF) ka konfirmuar për Report TV se janë miratuar të gjitha aktet nënligjore të nevojshme për zbatimin e ligjit, duke përfshirë edhe dy VKM-të e  miratuara në fund të qershorit, që rregullojnë procedurat për pezullimin ose revokimin e licencave, si dhe administrimin e fondit të posaçëm të krijuar nga aktiviteti i basteve.

Megjithëse kuadri ligjor tashmë është i plotë, ende nuk është bërë publik afati se kur do të hapet gara për kompanitë që do të aplikojnë për licencë. Sipas AMLF-së, procedura do të nisë vetëm pasi Komisioni i Licencave të marrë vendimin për hapjen e konkurrimit dhe të përcaktojë numrin e licencave që do të jepen. Ligji parashikon deri në 10 licenca për operatorët që do të ofrojnë baste sportive online.

Një nga elementët kryesorë të sistemit të ri është se bastet do të lejohen vetëm në platforma online dhe çdo përdorues do të identifikohet me kartë identiteti. Sistemi do të regjistrojë çdo veprim të lojtarëve dhe do të përdorë algoritme të posaçme për llogaritjen e fitimeve, me synimin për të garantuar transparencë dhe kontroll më të madh.

Ligji vendos edhe kritere të forta për kompanitë që synojnë të licencohen. Në ligjin e miratuar në shkurt të 2024-ës në nenin 22 të tij janë vendosur edhe kushtet që duhen plotësuar për të aplikuar për licencë, ndër të cilat janë:

-kompania duhet të ketë kapital themeltar 40 milionë lekë.

-subjekti aplikues ose të paktën njëri prej aksionarëve të tij duhet të ketë përvojë në fushën e lojërave të fatit në jo më pak se 3 shtete të BE/OECD dhe për jo më pak se 3 vjet. Nëse përvojën në fushën e lojërave të fatit e ofron njëri prej aksionarëve të subjektit aplikues, ai duhet të zotërojë jo më pak se 30 për qind të aksioneve në shoqëri.

-subjekti aplikues ose të paktën njëri nga aksionarët duhet të ketë gjeneruar në vitin e fundit financiar të paktën 2 miliardë lekë xhiro nga aktiviteti në fushën e lojërave të fatit

Rihapja e basteve sportive online vjen gati shtatë vite pas mbylljes së pikave fizike të basteve në vend, në kuadër të aksionit të njohur si “Fundi i Marrëzisë”, i cili hyri në fuqi më 1 janar 2019 dhe çoi në mbylljen e mbi 4 mijë pikave të basteve në të gjithë Shqipërinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONE NË KUVENDIN KOMBËTAR TË PROTESTËS/ Të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin. Organizatori: Nuk ma ka ndier kur kam pasur 300 veta përballë, jo më juve
Previous article EUROPA “ZBARKON” NË VLORË/ Turistët e huaj preferojnë qytetin bregdetar për pushime

s.autor

Postime të ngjashme

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme Ekonomi

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme

OPTIMIZËM NË EKONOMI/ Qeveria pret GDP prej 29 miliard eurosh këtë vit, të ardhurat për frymë shkojnë rreth 12.200 euro Ekonomi

OPTIMIZËM NË EKONOMI/ Qeveria pret GDP prej 29 miliard eurosh këtë vit, të ardhurat për frymë shkojnë rreth 12.200 euro

EFEKTET SEZONALE/ Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë Ekonomi

EFEKTET SEZONALE/ Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT