• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PLOTËSISHT LEGJITIME”/ Ministrja Gjonaj për median austriake: Reforma e drejtësisë do të japë përgjigjen…
Home
Politikë

“PLOTËSISHT LEGJITIME”/ Ministrja Gjonaj për median austriake: Reforma e drejtësisë do të japë përgjigjen…

5 March, 2019 k.autor Politikë

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i është përgjigjur interesit të medias austriake ‘’Ö1 Mittagsjournal’’, mbi situatën politike në vend, ecurinë e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së, reformën në drejtësi dhe zgjedhjet e 2017 që opozita i konteston si të manipuluara pas dy vitesh nga çertifikimi i tyre.

Ministrja e Drejtësisë Gjonaj e hedh poshtë kategorikisht akuzën e ngritur ndaj kryeministrit Rama për manipulim të zgjedhjeve.  “Zgjedhjet e 2017 u kontrolluan nga vëzhgues ndërkombëtarë dhe u vlerësuan. Qeveria është plotësisht legjitime.”

Në intervistën e saj e saj për median austriake Gjonaj thekson se ‘Fakti që deputetët e opozitës e lënë mandatin e tyre, është një gjë absolutisht jo e mirë. Debati politik duhet bërë në parlament. E ku tjetër. Deputetët kanë detyrime ndaj zgjedhësve të tyre. Komisioni I Zgjedhjeve është duke verifikuar hapat ligjorë. Në rast se deputetët nuk kthehen në parlament, atëherë mandatet do t’u kalojë deputetëve të tjerë.’

Duke u ndalur te reforma në drejtësi dhe akuzat e opozitës ndaj qeverisë, Gjonaj shprehet se reforma e drejtësisë do të japë përgjigjen e duhur për të gjithë dhe se prokuroria e krijuar rishtazi do të merret me të gjitha akuzat për korrupsion dhe nuk do të ndalet para askujt, as para ministrave apo kryeministrave.

Ajo thekson se ‘’E gjithë qeveria jonë e mbështet këtë reformë, edhe financiarisht. Dhe më pas është në dorën e drejtësisë, që të ndjekë të gjitha rastet e korrupsionit’’.

Pjesë nga artikulli dhe intervista e medias austriake ‘’Ö1 Mittagsjournal’’

Ndërkohë qe britanikët kërkojnë të dalin nga BE, fatmirësisht ka edhe vende që dëshirojnë të hyjnë në BE. Prej vitit 2014 Shqipëria mban zyrtarisht statusin e vendit kandidat. Qeveria socialiste me kryeministër Edi Ramën synon që këtë vit të hapë negociatat për anëtarësim në BE. Sinjalet për këtë nga Brukseli nuk kanë qenë të këqija deri tani, por vala e re e protestave, e cila ka arritur deri në përplasje, ka shkaktuar shqetësim në Bruksel. Ministrja shqiptare e Drejtësisë Etilda Gjonaj përpiqet të qetësojë: Asgjë nuk do të ndryshojë në axhendën e BE. Karin Kohler raporton: Dhjetëra mijëra protestues para Parlamentit në Tiranë janë duke organizuar prej mesit të shkurtit protesta të vazhdueshme, si kjo. Njerëzit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ata e akuzojnë atë për korrupsion dhe për lidhje me krimin e organizuar. “Ik” është shkruar në pankartat këtu. Në krye të lëvizjes opozitare qëndron drejtuesi i opozitës Lulzim Basha. “Ne do ta vazhdojmë luftën për një Shqipëri pluraliste, deklaron ai, deri sa kjo qeveri të dorëhiqet.”

Por protestat janë shtrirë edhe në Parlament. Dy të tretat e deputetëve të partisë demokratike në opozicion e kanë dorëzuar mandatin e tyre. Ata nuk duan ta mbështesin regjimin e Ramës me prezencën e tyre, kështu argumentojnë ata. Një praktikë shumë e pazakontë, të cilën e ka vendosur në planin e vet edhe Komisioni Evropian. Kjo gjë është kundërproduktive dhe është në kundërshtim me vullnetin e zgjedhësve, thuhet në Bruksel.

Në mënyrë të ngjashme reagon edhe Ministrja shqiptare e Drejtësisë Etilda Gjonaj. “Fakti që deputetët e opozitës e lënë mandatin e tyre, është një gjë absolutisht jo e mirë. Debati politik duhet bërë në parlament. E ku tjetër. Deputetët kanë detyrime ndaj zgjedhësve të tyre. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke verifikuar hapat ligjorë. Në rast se deputetët nuk kthehen në parlament, atëherë mandatet do t’u kalojë deputetëve të tjerë. “

Ministrja e Drejtësisë nuk përgjigjet në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj akuzave të rënda kundër kryeministrit Edi Rama, por thekson se lufta ndaj korrupsionit është pjesë e prioriteteve të qeverisë së saj. “Reforma e drejtësisë do të japë përgjigjen e duhur për të gjithë. Prokuroria e krijuar rishtazi do të merret me të gjitha akuzat për korrupsion dhe nuk do të ndalet para askujt, as para ministrave apo kryeministrave. E gjithë qeveria jonë e mbështet këtë reformë, edhe financiarisht. Dhe më pas është në dorën e drejtësisë, që të ndjekë të gjitha rastet e korrupsionit.”

Ministrja e Drejtësisë Gjonaj e hedh poshtë kategorikisht akuzën e ngritur ndaj kryeministrit Rama për manipulim të zgjedhjeve.  “Zgjedhjet e 2017 u kontrolluan nga vëzhgues ndërkombëtarë dhe u vlerësuan. Qeveria është plotësisht legjitime.”

Por protestat nuk ndalen, situata është e acaruar. Ndërkohë edhe Brukseli paralajmëron për përshkallëzimin e situatës. Dhe ky nuk është pozicioni më i mirë para fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nëse hapja e negociatave mund të shtyhet, këtë e mohon e bindur Ministrja shqiptare e Drejtësisë. Ajo është e bindur. Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet e Komisionit Evropian.  Ajo është e bindur, se në qershor apo jo më vonë se në shtator të këtij viti do të mund të hapen kapitujt e parë të negociatave me Brukselin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POST PROTESTA/ Rama për "TG1": Ajo që shihni nuk është revoltë e popullit
Previous article TELASHET E PARA PËR SOLSKJAER/ Yjet e "Djajve të Kuq" "sherr" për penalltinë e humbur

k.autor

Postime të ngjashme

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër Breaking News

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj Politikë

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT