• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLOTËSIMI I VAKANCAVE KUSHTETUESE/ KED publikon emrat e kandidatëve për intervistat
Home
Aktualitet
Drejtësi

PLOTËSIMI I VAKANCAVE KUSHTETUESE/ KED publikon emrat e kandidatëve për intervistat

8 August, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Drejtësi

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet të premten për të zhvilluar intervistat me kandidatët për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë.

Sipas vendimit të marrë nga KED, gjatë ditës së nesërme priten intervista me 5 kandidatë, teksa një ditë më parë u realizuar intervista me kandidatin Besnik Muçi.

Fillimisht para KED do të dal kandidatja Arta Vorpsi, e cila pritet të paraqitet në orën 10:30 minuta. Më tej me radhë do të jenë kandidatët, Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Releta Panajoti, Marsida Xhaferllari.

Në fund të këtyre intervista, KED pritet të ketë një vendimmarrje tjetër, për fillimin e procedurave të vlerësimit të pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve edhe për vendet e tjera vakante. Në këtë rast kalendarit do ti shtohen dhe tre intervistime të tjera, Artur Malaj, Artur Metani dhe Eris Hysi. Këto intervista do të nisin nga ora 15:30 minuta deri në orën 17:00 kur është lajmëruar për tu paraqitur kandidati Hysi

KED ka miratuar edhe ekspertët për vlerësimin e nivelit të zotërimit të gjuhëve të huaja, të deklaruara nga kandidatët për vendet vakante në Kushtetuese dhe ILD. Dr. Adelina Albrahimi, Pedagoge e Gjuhës Angleze, Universitet i Tiranës. Po ashtu edhe Aida Gjinali, pedagoge e brendshme e gjuhës italiane, Universiteti Tiranës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 28 VITE MË PARË/ Kur anija “Vlora” me 20 mijë shqiptarë zbarkoi në Bari
Previous article TARDHËTONI APO JU TRADHËTOJNË? Ja çfarë tregon shenja e horoskopit për ju

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT