• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLAZH NË KOHË COVID-19 NË VLORË/ Rregullat për të pushuar përgjysmojnë numrin e çadrave
Home
Sociale

PLAZH NË KOHË COVID-19 NË VLORË/ Rregullat për të pushuar përgjysmojnë numrin e çadrave

10 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Sipas udhëzimeve të deritanishme të ministrisë së Turizmit dhe qeverisë së vendit nuk e favorizon aspak turizmin në qytetin e Vlorës, teksa i jep këtij të fundit një tjetër goditje. Fakt të tillë e konfirmuan kreu i operatorëve turistik për jugun Vasil Bedinaj i cili shprehet se rregullat e deritanishme për të pushuar përgjysmojnë numrin e çadrave të plazhit të vendosura përgjatë gjithë qarkut të Vlorës. Bedinaj shprehet se operatorët turistik nga takimet e bëra si me instancat vendore, por edhe bisedimet me ministritë e linjës, shprehen besimplotë se situata do të ndryshoj dhe do të ketë më shumë lehtësira për ta.

Bedinaj sheh primare për funksionimin e turizmit hapjen e kufinjve tokësor, ajror por edhe detar duke vendosur theksin tek rikthimi në funksionim të plot që duhet të ketë trageti i linjës Vlorë Brindisi Vlorë, teksa në afro 2 javë nga hapja e hoteleve që menaxhon sërish situata mbetet e pandryshuar, prenotiimet janë thuajse 0, por edhe pasiguria që kanë sesi do të vijojë sezoni i detyron që aktualisht të punojnë me staf të reduktuar në thuajse 20 % të asaj që ka qënë më parë.

Adnand Aliaj administratori i një prej hoteleve dhe plazheve në qytetin e Vlorës shprehet se rregullat e reja për plazhe nuk mund të zbatohen tek plazhi që ai administron, distanca 10 metra larg detit i pezullon aktivitetin, teksa nga 30 çadra qe vendoste më parë me distancën 3.5 metra vendos vetëm 15. Momentalisht edhe në hotelin që administron klientela mbetet thuajse zero momentalisht, për faktin se askush s’mund të vij në hotel, të prenotoj dhomën, pa patur mundësi të lahet në det apo të bëj pushime, teksa besimi vazhdon ende se ky urdhër për kategori plazhe të tillë do të rishikohet sërish.

Petrit Gabaj administratori i një plazhi ranor në qytetin e Vlorë me metër në dorë ka filluar përgatitjet për zbatimin e distancës ndërmjet çadrave dhe nga bregu i detit. Plazhet ranor në Vlorë kanë më shumë hapësirë dhe distancë nga bregu i detit në krahasim me plazhet guror, kjo i lejojnë administratorët e këtyre plazheve të zbatojnë rregullat e vendosura nga ministritë e linjës.

Përsa i përket prenotimeve në hotelet e qytetit të Vlorës ato vazhdojnë ende të jenë në numër tepër të vogël, teksa operatorët turistik të jugut presin hapjen e plazheve dhe lejimin për të pushuar në mënyrë të tillë që situata të shkoj drejtë përmirësimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Rrugët e Lushnjes mbushen me qytetarë, nga nesër qyteti zonë e gjelbër
Previous article KORONAVIRUSI/ 2 lojtarë pozitiv me Covid-19, i gjithë ekipi gjerman në karantinë për 14 ditë

Delo.autor

Postime të ngjashme

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu... Aktualitet

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu...

"ARUBA"/ SMS nga Sky: Ahmetaj, ç’a thotë Derman? Ke folur…do fakte, projekte serioze Aktualitet

"ARUBA"/ SMS nga Sky: Ahmetaj, ç’a thotë Derman? Ke folur…do fakte, projekte serioze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT