Në rubrikën tonë të përditshme “Summer në Alpe” kemi vendosur t’iu sjellim disa pamje nga lumi Drin në Dibër.
Lumi Drin është pa dyshim një nga asetet natyrore që ka zona e veriut.
Nëse jugu njihet për detin, i cili është baza e turizmit, mund të themi se edhe lumi Drin në veri mund të shfrytëzohet si plazh.
AlpeNews.al ju sjell disa pamje nga lumi Drin në Dibër.
Këtë gjë na e vërtetojnë më së miri dibranët, të cilët nuk hezitojnë që në temperaturat e nxehta të notojnë në lumin Drin.
Normalisht që duhet theksuar fakti që thellësia është më e madhe kështu që noti duhet të jetë i përvetësuar mirë.
/AlpeNews.al