Në rubrikën tonë të përditshme “Spring në Alpe” kemi zgjedhur t’iu sjellim disa pamje nga Rana e Hedhun në Shëngjin.
Plazhi i Rërës së Hedhur në Shëngjin, është një nga zonat më të bukura për të kaluar pushimet verore dhe nga vendasit cilësohet si “oaz i Adriatikut”. Ky mjedis fillon nga Guri i Marka Nikës deri tek Guri i Camës. Ka një gjatësi prej 3 kilometrash. Fillon me një bregore të vogël rëre (dunë rëre) që arrin lartësinë deri në 2-3 metra, vijon me një pyllëzim me pisha mesdhetare.
Në “etapat” e para të sezonit turistik, plazhi i Ranës së Hedhur është një destinacion i preferuar dhe i zgjedhur nga pushuesit, pasi jo vetëm bëjnë plazh, por e shikojnë edhe si një mundësi relaksi.
Pushuesit kanë mundësi të “bredhin” përgjatë rërës dhe të ekplorojnë të gjitha zonat e veçanta aty.
AlpeNews.al ju sjell disa pamje nga Rana e Hedhun në Shëngjin.
Përgatiti: AlpeNews.al