Deputeti i opozitës, Ralf Gjoni për herë të parë ka shprehur pakënaqësinë edhe ndaj deputetes Rudina Hajdari, pasi sipas tij ka shmangur rolin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore.
“Jam i zhgënjyer nga Rudina Hajdari, edhe pse e kam mike, por vërejtje kam edhe për socialistin Damian Gjinkuri. Që të dy kanë anashkaluar komisionin e posaçëm të reformës të zgjedhore dhe tani na sillni drafte në minutat e fundit”, u shpreh Gjoni.
Ai paraqiti si projekt, propozimin e Nismës Thurje që është firmosur nga 50 mijë firma për listat e hapura dhe ndryshimin e sistemit.
“Jemi si te filmi Game of Throne. Jemi te seria Dimri i ashpër. Dimri po vjen, jemi përballë një dimri të acartë ekonomik dhe politik, për shkak të kovid dhe krizës së madhe globale”, theksoi Gjoni.


