• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PLAS” SHERRI/ Punonjësit e fast-foodit përleshen në Himarë, njëri plagoset me thikë! Autori i dyshuar arratiset
Home
Aktualitet
Kronikë

“PLAS” SHERRI/ Punonjësit e fast-foodit përleshen në Himarë, njëri plagoset me thikë! Autori i dyshuar arratiset

10 August, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Konflikti mes dy dy punonjësve në një lokal në bregdetin e Himarës, ka përfunduar në përleshje me thikë dhe me pasojë plagosjen e njërit prej tyre.

Policia vendore konfirmoi ngjarjen dhe bëri me dije se krimi ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, në ambientet e një fast-food-i ku dy të rinjtë po punonin. Motivet e përplasjes cilësohen si të dobëta, por hetimet janë ende në vijim për të zbardhur shkakun e vërtetë.Policia sqaron se E.Sh., 27 vjeç, ka goditur dhe plagosur me thikë kolegun e tij të punës, A.M., 29 vjeç. Pas krimit i dyshuari është arratisur nga vendngjarja dhe u shpall në kërkim.Pasi njofton se ka referuar materialet në Prokurori, policia vë në dukje se:

“Po punohet për kapjen e shtetasit E. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orët e para të mëngjesit, në ambientet e një fast-foodi në Dhërmi, ku ky shtetas ishte i punësuar, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) kolegun e tij të punës, shtetasin A. M., 29 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën”.

Grupi hetimor po mbledh provat e bazuara mbi dyshimet e arsyeshme dhe po merr në pyetje të dëmtuarin që po trajtohet në spital dhe stafin e subjektit tregtar ku ndodhi krimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH PËR HERË TË PARË/ Shqipëria fiton një medalje olimpike në Paris 2024
Previous article GAFA E SHKËLZENIT NË REAGIMIN PUBLIK: Emri im u përdor për të trembur dhe për të mbështetur biznese e trafikantë armësh

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT