Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku një grup të rinjsh janë përfshirë në një sherr masiv.
Policia njofton se ka shpallur në kërkim shtetasit shtetasve S. K., 38 vjeç, E. M., 37 vjeç, N. L., 26 vjeç, A. K., 28 vjeç, F. M., 33 vjeç, dhe Gj. N., 35 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “Pandi Dardha”, pasi një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin A. D., 27 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
“Më datë 13.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve S. K., 38 vjeç, E. M., 37 vjeç, N. L., 26 vjeç, A. K., 28 vjeç, F. M., 33 vjeç, dhe Gj. N., 35 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “Pandi Dardha”, pasi një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin A. D., 27 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme,” njofton policia.
Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme newsbomb, raportoi se kishte ndodhur ngë sherr masiv mes disa të rinjsh.
Dëshmitarë nga vendngjarja treguan se palët e përfshira në këtë sherr masiv ishin me makina të shtrenjta luksoze (BMË X6, Range Rover) dhe për më tepër të blinduara.


