Është shoqëruar me debate dhe replika mbledhja e kësaj të premte e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku diskutohet mbi mandatin e kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, i cili rezulton i dënuar me dy vjet burg në Itali për vjedhje.
Ka qenë ish-kreu i KQZ, Denar Biba, i cili është përplasur me kryetarin aktual, Klement Zguri, duke i kërkuar këtij të fundit që t’i hiqet mandati kryebashkiakut të djathtë.
Sipas Denar Bibës, Prokuroria ka sjellë materialin, ndërsa KQZ nuk është mbledhur tashmë prej 10 ditësh.
Kjo kërkesë e Bibës për t’i hequr mandatin kryebashkiakut të Mallakastrës është cilësuar mbi KQZ nga ana e kryetarit Zguri.
Biba: Edhe pse ka ardhur materiali nga Prokuroria 10 dite me pare, kryetari i KQZ nuk beri mbledhje. U detyruam ne qe te therrisnim mbledhje. Më 16 tetor te ketij viti struktura e posaçme ka kthyer pergjigjen per denim dy vjet burg ne Itali.
Prokuroria ka shkuar pertej kompetences se saj, pasi ne pergjigje per Kapllanajn ka thene se kryebashkiaku eshte rehabilituar, pasi kane kaluar 10 vite nga vendosja e denimit.
Duheti t’i nderpritet mandati Kapllanajt.
Zguri: Presioni nga politika ne drejtim të KQZ eshte i patolerueshëm. Ketu eshte fjala per deklaraten e Ballen, dy ore me pare. Per Kapllanajn KQZ eshte shprehur dhe ka pasur nje vëmendje te saj. Ne ate kohe, edhe tek kjo liste nuk ka pasur asnje pretendim dhe ceshtja eshte mbyllur. Deklarata Bibes eshte e pahijshme, se une nuk mblodha KQZ per Kapllanaj.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla duke i kërkuar KQZ-së dhe Prokurorisë të mos veprojnë me dy standarde por të veprojnë duke i ndërprerë mandatin Kapllanajt.


