Ditën e djeshme moderatorja e njohur Arbana Osmani ka publikuar në Instagram spotin e emisionit të saj “dua të të bëj të lumtur”. Gjatë spotit ajo është duke shpërndarë dhurata në këtë prag festash dhe ka marrë shumë komente positive nga miqtë e saj.
Por ky gjest i Arbanës duket se nuk i ka pëlqyer gazetarit të “Jo vetëm modë” Eni Shehut, i cili ka shkruajtur:
“Bukur spoti po meqë u lodhët deri aty i kishit mbushur me tërmend ato kutitë jo kështu si për xhirime”- duke nënkuptuar se kutitë e dhuratave kanë qenë sa për të realizuar spotin jo të vërteta.
Dhe sigurisht këtë akuzë moderatorja nuk mund ta linte pa një përgjigje dhe i ka bërë Enit diçka të qartë:
“Kanë qenë të gjitha me dhurata, gëzuar”
Ka mjaftuar vetëm kjo që Eni të kërkonte falje për komentin e mëparshëm si dhe të kuptonte gabimin kundrejt Arbanës.
“Aaa më fal, përshtypje gabuar. Gëzuar dhe ty, shumë suksese”.
Epo në fund të fundit Arbana dhe Eni kanë mundur ta zgjidhin këtë debat shkaktuar prej një komenti të vetëm..Blitz.al/