Një 24-vjeçar është sulmuar me sende të forta në Kukës. Policia njofton se ai ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa në pranga është vënë autori i krimit.
I arrestuari është shtetasi me inicialet A. M., 30 vjeç, ndërsa sherri raportohet se ka ndodhur “për motive të dobëta”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 30 vjeç, banues në Kukës, pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta dhe ka kanosur shtetasin A. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Gabricë”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja”.