Ndërsa më pas, Lala ka debatuar me një tjetër ish-gazetare pranë këtij televizioni, Anila Basha.
Kjo e fundit i tha Lalës, se duket sikur ka ngrënë letra kur flet dhe se merret me thashetheme.
Anila Basha: Çfarë janë këto thashetheme, që flet pa asnjë provë. Ti dëgjon muhabet kafeneje dhe bën lëmsh gjith dynjanë.
Klodiana Lala: Mos më bëj mua leksione gazetarie, se tek portali yt më ke cituar disa herë.
Anila Basha: Ça burimesh ke, oficerin apo rojen prapa derës?
Klodiana Lala: Mos e ul kaq shumë integritetin e bisedës se ti nuk shkon ndonjëherë në prokurori apo gjykata.
Anila Basha: S’kam nevojë të shkojë vetë, unë paguaj gazetar si ty dhe e dërgoj tek prokuroria.
Klodiana Lala: Mua s’më ke paguar ndonjëherë, rrogën e kam marrë nga Focus Media Group…
Anila Basha: Vlerësimet i bëja unë për rrogën tënde, kur isha drejtoresha jote..
Klodiana Lala: Me mua ke hapur faqet e gazetave. Duhet të kërkosh falje që vë në diskutim integritetin tim.