Një sherr me thika ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Elbasan, ku është plagosur një 33-vjeçar.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “28 Nëntori”, ku ka mbetur i plagosur Olsi Dervishaj.
Pas një sherri Qamil Hasa ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar Dervshajn, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Hasa ka qenë i dehur kur ka ndodhur ngjarja. Ai është një emër i njohur për policinë pasi më herët ka qenë u dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij sherri.


