• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PLAS DEBATI/ Djali i Vojisllav Sheshel akuzon rëndë kryeministrin kroat: Ti je një …
Home
Europë

PLAS DEBATI/ Djali i Vojisllav Sheshel akuzon rëndë kryeministrin kroat: Ti je një …

26 June, 2018 g.autor Europë, Nderkombetare

Deputeti i Partisë Radikale Serbe (SRS) Aleksandar Sheshel, djali i Vojisllav Sheshelit, kryeradikalit të dënuar nga Gjykata e Hagës për Krime Lufte, ka shkaktuar kaos në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kur i ka ndërhyrë me fjalë fyese kryeministrit kroat Andreja Plenkoviç përderisa ky i fundit i drejtohej Këshillit.

Shesheli junior, siç transmeton Gazeta Express, në stilin e njohur të babait të vet, e ka akuzuar kreun e Qeverisë kroate se po e glorifikon kampin e përqendrimit të Luftës II Botërore në Kroaci, Jasenovac, dhe se i trajton serbët si qytetarë të rendit të dytë.

Kryesuesja e mbledhjes e ka ndërprerë Sheshelin, por Plenkoviqi ka arritur që t’i përgjigjet në mënyrë të ngjashme, raporton TV N1.

“Me sa kuptoj unë, KE lufton për demokraci dhe sundim të së drejtës. Sot para nesh kemi njeriun që e glorifikon Jasenovacin, kampin e përqendrimit për 700.000 serbë, hebrenj dhe romë, liderin e regjimit neonazist në zemër të Evropës që i trajton serbët si qytetarë të rendit të dytë”, tha Shesheli para se ta ndërpresë kryetarja e AP të KE-së, zvicerania Lilian Mari Paskie, duke ia marrë fjalën dhe duke i tërhequr vërejtje për sjellje të pahijshme.

Kryeministri kroat i është përgjigjur shumë ashpër Sheshelit, duke paraqitur fakte për SRS-në, partinë të cilën e formoi babai i tij, Vojisllavi.

“Sa i përket komentit të Sheshelit, mendoj se ai është shembulli gjallë i thënies se dardha nën dardhë bie. Ju e përfaqësojni një parti politike programi dhe statuti i së cilës, e që kjo Asamble Parlamentare duhet ta dijë, përkrah programin e ‘Serbisë së madhe’ që do të përfshinte territore të Bosnjë e Hercegovinës dhe Kroacisë”, tha Plenkoviçi, fjalimi i të cilit u përcoll me duartrokitje.

Diçka të ngjashme Shesheli përgatiti edhe dje, gjatë fjalimit të ministres kroate të Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, Maria Pejçinoviç Buriç.

Atë e pyeti se kur Kroacia “do t’ua kthejë republikën e krahinës serbe” njerëzve që kanë ikur nga thika kroate.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Ninja" në Milano, prezantimi spektakolar i Nainggolan nga Inter (VIDEO)
Previous article ''Paris Milano'', Majk dhe Ghetto Geasy bëhen sërish bashkë! Sapo sollën hitin e verës (VIDEO)

g.autor

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT