• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PLAS” DEBATI/ Bledi Mane për Neritan Liçajn: Në mitingun e PD foli si Enver Hoxha
Home
Sociale

“PLAS” DEBATI/ Bledi Mane për Neritan Liçajn: Në mitingun e PD foli si Enver Hoxha

27 March, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Gazetari Bledi Mane dhe kandidati për deputet në listën e PD-së, Neritan Liçaj kanë debatuar në emisionin “Top Talk” për mënyrën se si foli ditën e djeshme në çeljen e fushatës elektorale.

Mane e cilësoi si kopje të Enver Hoxhës dhe ngriti dyshimet se fjalimit ia ka shkruar Flutura Açka ose Sali Berisha, gjë që nxiti reagimin e ashpër të Neritan Liçajt, i cili foli me tone të ashpra duke i kërkuar Manes që “të mos bëjë ekspertin për fusha që nuk i njeh.”

Neritan Liçaj: Unë dje nuk dola të kërkoj votën, por t’i them dy fjalë qytetarëve.

Bledi Mane: Po ta pyesni Neritanin, roli i fundit që ka interpretuar në një film është ai i Enver Hoxhës, një film shqiptaro rus me sekuenca në Gjirokastër. Dje pashë Neritanin në rolin e Enver Hoxhës, gat ii veshur me të njëjtat rroba, i njëjti model flokësh. Nuk e di kush ia kishte shkruajtur fjalimin, Flutura Açka apo Sali Berisha sepse dje nuk pashë Neritanin që njoh, por Neritanin në një tjetër rol. Ndoshta gabohem por dje e pashë të mbushur me mllef, me inat, Neritani një kopje e shëmtuar e militantizmit politik të Shqipërisë, rol që nuk i shkon dhe uroj…

Neritan Liçaj: Ti mund të recitosh si Mero Baze sa të duash, por nuk ke punë as me Enver Hoxhën, as me profesionin tim, nuk po merresh me modën time, lëri këto ngjyrime se nuk e ke të drejtën dhe ekskluzivitetin i dashur. Ti nuk ke të drejtën e etiketimit. Ik voto Tom Doshin dhe mbaj përgjegjësi për votën se të nderon vërtetë. Sa për Enver Hoxhën e çfarë luaj në punë dhe kush më jep mua fjalime, mua s’më jep asnjë fjalime sic të japin ty dhe e di shumë mirë ti. Prandaj i lëmë këto që përpiqesh të manipulosh. Nuk e njeh median e popullin shqiptar më mirë se unë sepse ti e ke nga Facebook, kurse unë ia ndjej temperaturën aty në skenë, kështu që mos më bëj ekspertin. Pse shpif? Nuk mund të pranoj të më thojë se më ka shkruar njeri fjalime sepse unë fola pa letër dhe nuk ka nevojë të më shkruajë njeri fjalime sepse fjala është arti im. Ty mbase ti shkruajnë editorialet.

Bledi Mane: Thuaji Neritanit që nuk je tek mitingu i opozitës, por tek një studio televizive dhe besoj është mirë të respektojmë njëri-tjetrin.

Neritan Liçaj: Mos prrallos dhe të respektoj unë sa të duash.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT TEK UNAZA/ Makina përplas biçikletën, i moshuari...
Previous article GJENDET TRUPI I PAJETË I ARJAN SALËS/ Dalin PAMJET nga beteja 50 orëshe me flakët (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Shkatërrim, kaos dhe të plagosur! Çfarë la pas shpërthimi në karburantin te “Brryli”, detajet e ngjarjes dhe hetimet e Policisë Aktualitet

PAMJET/ Shkatërrim, kaos dhe të plagosur! Çfarë la pas shpërthimi në karburantin te “Brryli”, detajet e ngjarjes dhe hetimet e Policisë

DETAJET/ Shpërthimi në pikën e karburantit, të plagosur 3 punonjësit e pikës! Zbulohet shkaku, ja çfarë thotë Policia Aktualitet

DETAJET/ Shpërthimi në pikën e karburantit, të plagosur 3 punonjësit e pikës! Zbulohet shkaku, ja çfarë thotë Policia

E FRIKSHME/ Shpërthen depozita e karburantit EiDA në zonën e Brrylit, shembet godina 1 katëshe pranë saj Aktualitet

E FRIKSHME/ Shpërthen depozita e karburantit EiDA në zonën e Brrylit, shembet godina 1 katëshe pranë saj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT