• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Plantacioni i Gështenjës në Reç, ekonomia kryesore e zonës
Home
Aktualitet
Reportazh

Plantacioni i Gështenjës në Reç, ekonomia kryesore e zonës

10 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Reportazh

Reçi është një fshat në veri-lindje të qytetit të Shkodrës në Bashkinë e Malësisë së Madhe.

Ekonomia e këtij fshati bazohet kryesisht te prodhimi  i gështenjës, blegtoria dhe pak bujqësi.Por vendin kryesor e zë  gështenja e Reçit, një produkt që furnizon tregun vendas dhe të huaj. Është një plantacion prej 500 ha. me gështenja që japin një prodhim vjetor 400-600 ton , që futet në aksesin e rritjes ekonomike të zonës. Në këtë ekonomi janë të punësuar apo e kanë biznesin e tyre rreth 120 familje të fshatit që janë dhe pronarë të këtij masivi pyjor.

Rexhep Mete, Drejtues i Shoqërisë “Reçi Prodhimtar”, 70% e produktit ekonomik vjen nga  gështenja që është një nga pasuritë kryesore të këtij fshati.  Çdo  vit në tregun vendas dhe të huaj hidhen mbi 500 ton gështenja nga kjo zonë. Jo më kot banorët e quajnë dhe  dhe “buka e Reçit”.  Është e një cilësie të  mirë,e ëmbël dhe e shijshme. Amvisat e përdorin atë në disa lloj gatimesh si në ëmbëlsira por edhe në supra e gjellë të ndryshme.

Ky frut është  identifikues për Reçin. Pema e gështenjës është mbjellë këtu 250 vjet më pare.  Specialistët e zonës thonë se një pemë gështenje  jep prodhim 30-40 kg.

Këtu gështenja nuk është natyrale por e kultivuar. Duke qenë zonë kodrinore, gështenja e vreshti janë më të pranishme.

Jo vetëm prodhimet bujqësore dhe blegtorale e bëjnë këtë zonë që të ketë një hop në zhvillimin ekonomik të saj, por është dhe natyra e bukur turistike e Reçit. Ministria e turizmit dhe shoqata të ndryshme turistike,kanë punuar që kjo zonë të kthehet në një atraksion për turizmin e natyrës, aventurë, traditës dhe kulinarisë. Në masivet pyjore të Shalës, Thethit dhe të Reçit janë hapur shtigje për lëvizjen turistike të këmbësorëve, motorristave dhe së fundi edhe për turizmin e biçikletave. Një punë të veçantë në prezantimin turistik të zonës ka bërë edhe GIZI, një bashkëpunim gjerman që po nxit banorët në prioritetin e turizmit familjar dhe në atë të traditës, të kulturës epike, të etnosit dhe të gojëdhënave. Sot kjo zonë është e hapur për një turizëm gjithë vjetor dhe ka akseset e nevojshme për ta ushtruar atë./ATA

VIDEO /Plantacioni i Gështenjës në Reç, ekonomia kryesore e zonës

VIDEO /Plantacioni i Gështenjës në Reç, ekonomia kryesore e zonështtps://ata.gov.al/2018/03/10/plantacioni-i-geshtenjes-ne-rec-ekonomia-kryesore-e-zones/Ekonomia e këtij fshati bazohet kryesisht te prodhimi i gështenjës, blegtoria dhe pak bujqësi.Por vendin kryesor e zë gështenja e Reçit, një produkt që furnizon tregun vendas dhe të huaj. Është një plantacion prej 500 ha, me gështenja që japin një prodhim vjetor 400-600 ton, që futet në aksesin e rritjes ekonomike të zonës. Në këtë ekonomi janë të punësuar apo e kanë biznesin e tyre rreth 120 familje të fshatit që janë dhe pronarë të këtij masivi pyjor.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on Samstag, 10. März 2018

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas Rita Orës edhe kjo këngëtare shqiptare hap linjën e saj të veshjeve (FOTO)
Previous article Sara Kapo nuk kursehet ndaj modeles shqiptare: “Turp dhe gjynah për ty!” (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë Aktualitet

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT) Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT)

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion Aktualitet

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT