• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLANIFIKUAN NJË SULM TERRORIST NË ITALI/ Detaje të reja për çiftin shqiptar të arrestuar. Ja si u radikalizuan, do niseshin më pas për…
Home
Breaking News

PLANIFIKUAN NJË SULM TERRORIST NË ITALI/ Detaje të reja për çiftin shqiptar të arrestuar. Ja si u radikalizuan, do niseshin më pas për…

24 June, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një çift shqiptarësh me origjinë nga Kosova, kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen se po përgatisnin të kryenin një sulm terrorist në Itali, sipas agjencisë së lajmeve italiane ANSA.

Më 15 qershor, njësia speciale e karabinierëve italianë, (ROS) që heton terrorizmin dhe krimin e organizuar , me mbështetjen e Komandës rajonale të Trentos, zbatuan një urdhër ndalimi ndaj dy të rinjve me origjinë shqiptare, pasi ishin trajnuar për të kryer akte të dhunshme dhe po planifikonin të kryenin një sulm me mjete shpërthyese në Itali – në Trentino – në emër të organizatës terroriste “Shteti Islamik” (IS).

Të dy personat në të njëzetat janë duke u hetuar për akuzat e komplotit me qëllim terrorizmi, përmbysje të rendit demokratik, regjistrim dhe trajnim për qëllime terrorizmi, përfshirë ato ndërkombëtare.

Ndaj burrit gjykata italiane ka vendosur masën e arrestit në shtëpi, me detyrim mbajtjen e byzylykut elektronik, ku monitorohet vendndodhja e tij.

Në vendimin për zbatimin e masës së arrestit shtëpiak, shpjegohet se ky vendim u përcaktua nga nevoja për të garantuar një rrugë të deradikalizimi të të dyshuarit, në të cilën familja e origjinës, e integruar plotësisht në strukturën shoqërore italiane, do të ketë një rol thelbësor.

Nga veprimet hetimore rezultoi se dy të rinjtë, të lindur në Itali nga familje me origjinë kosovare, të integruar prej kohësh në kontekstin social, të punës dhe studimit, kanë ndërmarrë një rrugë radikalizimi të mundësuar nga propaganda xhihadiste në internet. Pas kryerjes së sulmit, të dy duhej të udhëtonin në Afrikë për t’iu bashkuar organizatës terroriste.

Gjatë operacionit u kryen disa kontrolle të cilat bënë të mundur sekuestrimin e pajisjeve kompjuterike dhe produkteve kimike që do përdoreshin për prodhimin e mjeteve shpërthyese.

Sulmi i planifikuar do të ndodhte “sigurisht në Trentino, por nuk mund të themi më shumë”, shpjegoi kryeprokurori Sandro Raimondi.

Që nga koha e shpërthimit të konfliktit të armatosur në vitin 2011, më shumë se 350 shtetas kosovarë udhëtuan drejt Sirisë dhe Irakut. Në grupin e kosovarëve që udhëtuan drejt Sirisë, përveç burrave kishte gra dhe fëmijë.

Deri më tani nga Siria në Kosovë janë kthyer më shumë se 250 kosovarë. Kosova u bë një ndër vendet e para në botë që riatdhesoi në mënyrë të organizuar qytetarë të saj nga kampet e Sirisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROJEKTLIGJI PËR AMNISTINË FISKALE/ Deklarim vullnetar deri në 2 mln euro, tatimi deri 10%, legalizohen edhe pasuritë
Previous article KONTRABANDË CELULARËSH, VESHJESH DHE AKSESORËSH/ 39-vjeçari nga Durrësi në telashe me policinë

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj Breaking News

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT