• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLANIFIKOI VRASJENE  DY PROKURORËVE/ Gjykata e Apelit të Janinës vendos ekstradimin në Shqipëri të Laert Haxhisë
Home
Breaking News

PLANIFIKOI VRASJENE DY PROKURORËVE/ Gjykata e Apelit të Janinës vendos ekstradimin në Shqipëri të Laert Haxhisë

18 October, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Shkallës së Dytë, Apeli i Janinës, shprehet pro ekstradimit të Laert Haxhiut drejt vendit tonë.

Burime nga Ministria e Brendshme konfirmojnë se shkalla e dytë e gjyqësorit helen është shprehur pozitivisht kërkesës së Shqipërisë, por Haxhiu ka edhe të drejtën e shqyrtimit të çështjes në Gjykatën e Lartë greke.

I riu lushnjar është dënuar me 18 vite nga Gjykata e Lartë teksa vijon procesi në GJKKO për “Masakrën e Lushnjës” që e përfshin Haxhiun në ngjarje.

Gjithashtu ai u shpall në kërkim nga Prokuroria e Elbasanit edhe në kuadër të operacionit “Never Forget” pas dëshmisë së Artan Tafanit, bashkëpunëtor i drejtësisë, ku ai del autor apo organizator i disa vrasjeve.

Haxhiu gjithashtu kishte planifikuar të eleminonte edhe prokuroren e posaçme Doloreza Musabelliu, sipas dëshmisë së Tafanit.

Pas kësaj, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani iu drejtua Policisë së Shtetit me një shkresë ku i kërkonte marrjen në mbrojtje të prokurores.

Laert Haxhiu dhe grupi i tij kërkonte vrasjen e saj për shkak se kishte hetuar dy miqtë e tij, Orges Bilibli dhe Anterio Kaloshi, dhe vetë atë për masakrën e vitit 2017 në Lushnjë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEANCA PËR GËRDECIN NË SPAK/ Pyeten dëshmitarët e parë, debate mes familjarëve të viktimave dhe avokatëve të Mediut
Previous article KIARA DHE LUIZI MË TË DASHURURAR SE KURRË/ Ndajnë me publikun momente intime

s.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital Aktualitet

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju! Aktualitet

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju!

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT