• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLANIFIKOI E VRAU XHAXHANË E IBRAHIM LICIT/ Safet Bajri del nesër në GJKKO për masën e sigurisë
Home
Aktualitet
Kronikë

PLANIFIKOI E VRAU XHAXHANË E IBRAHIM LICIT/ Safet Bajri del nesër në GJKKO për masën e sigurisë

22 February, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Safet Bajri, i cili u arrestua një ditë më parë, me urdhër të SPAK del nesër para Gjykatës së Posaçme për verifikim të masës arrest me burg. Ai akuzohet se bashkë me Behar Bajrin e Astmer Bilalin, organizuan dhe vranë xhaxhain e rivalit të tyre Ibrahim Lici.
Me vendim të GJJKO, janë vendosur masa sigurie edhe për krahun e djathtë të Bajrit, Astmer Bilalin dhe kushëririn Behar Bajri, të dy në qeli në kuadër të operacioneve të mëparshme të SPAK, pas transkripteve te Sky ECC.

SPAK e akuzon grupin kriminal për planifikimin dhe vrasjen e Fatbardh Licit në 2018 në lagjen “Kiras” të Shkodrës. Motivi i vrasjes së Licit – thotë SPAK, lidhet me dyshimin e Behar Bajrit se Ibrahim Lici, ky i fundit i shpallur në kërkim, kishte vrarë një pjesëtar të grupit të tyre, ish-policin Boran Bërçana më 15 korrik të vitit të 2018, i cili u ekzekutua në makinë bashkë me partneren Silvi Ndoci, ndërsa fëmija 3-vjeçar shpëtoi. Për këtë ngjarje që autoritetet ende nuk e kanë zbardhur, një muaj më pas Bajrët morën hak duke vrarë xhaxhanë e Licit.Ndaj tyre rëndojnë akuzat “Vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Safet Bajri la qelitë e burgut në maj të vitit 2023 pasi iu njoh shlyerja e 8 viteve burg dhënë nga drejtësia belge. Vazhdimisht e ka prezantuar veten njeri familjar, që nuk ka lidhje me krimin, e me pasuri të deklaruara. Emri i tij lakohej sa herë në Shkodër ndodhnin ngjarje kriminale, përfshirë më e fundit, masakra me 4 të vrarë në Dobraç, 30 tetorin e vitit 2024, ku u vra djali i Licajve, Hamza Lici, vëllai i Ibrahimit, miku i tij Arlind Bushati dhe një çift të pafajshëm që u gjetën rastësisht mes plumbave të krimit.

Si vra Fatbardh Lici?

Fatbardh Lici, është vëlla i Mustafa Licit dhe xhaxhai i Ibrahim dhe Hamza Licit.  53-vjeçari u ekzekutua me breshëri plumbash mëngjesin e 10 gushtit 2018, teksa ndodhej në një kafene i shoqëruar nga persona të tjerë në lagjen Kiras të Shkodrës. Lici u qëllua nga një person që zbriti nga një automjet tip “Benz”, pa targa. Fatbardh Lici ishte kunat i Lulëzim Kullës, ku ky i fundit i shpëtoi atentatit me tritol në 13 janar 2018 dhe dyshimet u ngritën se mes fiseve Bajri e Lici kishin nisur përplasjet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HARABELI U KTHYE NË GRABITQAR?" Reagon Ajola Xoxa: OJF s’ka marrë kurrë asnjë fond nga Bashkia! Me ministritë s’kemi…
Previous article DHUNOHET KREU I OPERATORËVE TURISTIKË NË SARANDË/ Rëndë në spital! Në pranga një prej autorëve, në kërkim nipi i tij! Ja SHKAKU

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria Aktualitet

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit Aktualitet

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT