• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PLANI/ Qeveria shet apartamente bashkë me pasaportë shqiptare falas për blerësit. Pallatet do ndërtohen në portin e Durrësit
Home
Politikë

PLANI/ Qeveria shet apartamente bashkë me pasaportë shqiptare falas për blerësit. Pallatet do ndërtohen në portin e Durrësit

12 November, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Qeveria shqiptare ka në plan të ofrojë pasaportë shqiptare apo rezidencë për të huajt që pranojnë të blejnë një apartament në pallatet që ajo ka në plan të ndërtojë në portin e Durrësit në projektin kontrovers të marinës.

Lajmi bëhet e ditur nga një kopje e projektmarrëveshjes mes qeverisë dhe kompanive private, projektmarrëveshje që po i nënshtrohet një shqyrtimi parlamentar me procedurë të përshpejtuar, ndërsa është negociuar privatisht në mënyrë të drejtpërdrejtë nga zyrtarët e qeverisë.

“Investitorët e huaj që blejnë drejtpërdrejt nga prona e Investitorit Strategjik në Projekt, do të kenë të drejtë të aplikojnë për shtetësi dhe/ose rezidencën e përhershme të Republikës së Shqipërisë”, shkruhet në nenin 10.11 të projektmarrëveshjes.

Sipas saj, “kushtet dhe regjimin specifik që do të përcaktohet nga një vendim i Këshillit të Ministrave në bazë të kësaj Marrëveshjeje dhe të plotësimit të kritereve të kërkuara nga Legjislacioni i Zbatueshëm”.

Kjo masë ka gjasa që do të shkaktojë shqetësim në BE, një institucion që ka bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se skema të tilla të shitjes së shtetësisë. Pasaporta shqiptare ka marrë vlerë që nga viti 2010, kur Këshilli i BE-së miratoi heqjen e vizave për shtetasit shqiptar. Për rrjedhojë, shqiptarët mund të udhëtojnë pa telashe në 65 vende, shumica e të cilave gjenden në Evropën Perëndimore.

Kjo ka bërë që qytetarë të pasur të vendeve jodemokratike, të tilla si Arabia Saudite, të kërkojnë të marrin pasaportë shqiptare për të udhëtuar pa telashe në vendet e zonës Shengen.

Në qershor të vitit 2020, pas një investigimi gazetares, policia shqiptare u detyrua të arrestojë tre zyrtarë të lartë dhe një specialist nën akuzën e trafikut të qenieve njerëzore pasi kishin lëshuar leje qëndrimi për shtetas nga Lindja e Mesme në bazë të dokumenteve joreale.

Qeveria nuk e ka fshehur dëshirën për të ofruar pasaporta për “investitorët e huaj” pavarësisht kritikave të përsëritura nga BE. Në raportin e fundit të progresit, KE shkruan: “Në lidhje me shtetësinë, Shqipëria duhet të vetëpërmbahet nga zhvillimi i një skeme shtetësie për investitorët (pasaporta të arta) për shkak se kjo skemë përbën rrezik në lidhje me sigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiskal, financimin e terrorizmit, korrupsionin dhe infiltrimin nga krimi i organizuar.” Raporti vëren se një skemë e tillë “mund të jetë e papajtueshme me ‘acquis’ të BE-së”.

“Acquis” është termi që përmbledh trupën e të drejtave dhe detyrimeve të vendeve anëtare të BEsë. Unioni gëzon gjithashtu të drejtën që të tërhiqet nga marrëveshja për liberalizimin e vizave me Shqipërinë në rast se Shqipëria nuk plotëson kërkesat e saj. Projekti i Marinës së Durrësit konsiston në dhënien e tokës falas për një grup investitorësh privatë, të cilët nga ana e tyre do të kenë të drejtë ta shesin pallatet.

Sipas planit, shumica dërrmuese e projektit “do të financohet nga shitjet”, pra një skemë e zakonshme e ndërtuesve shqiptarë që marrin lejen e ndërtimit dhe shesin që në themel. Memorandumi i bashkëpunimit për ndërtimin e portit të Durrësit u nënshkrua më 11 gusht në praninë e Kryeministrit Rama dhe zhvilluesit me famë botërore Muhammed Alabbar. Investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliardë dollarë.

Në projekt përfshihet edhe ndërtimi i Portit të Thatë që do sjellë ndërtimin e hekurudhës që lidh Durrësin me Prishtinën, i cili është parashikuar të ketë një terminal, ku do përpunohen 100 mijë kontejnerë deri në 2050. Me kërkesë të qeverisë Kuvendi votoi të mërkurën futjen me procedurë të përshpejtuar projektligjin për marrëveshjen e ndërtimit të portit të Durrësit, një investim 2.1 miliardë euro, që do e kthejë portin e vjetër në një atraksion turistik me ndërtesa të larta dhe port jahtesh.

Qeveria solli në Parlament një projektligj me 6 nene dhe një relacion, por jo tekstin e marrëveshjes mes Ministrisë së Financave dhe tri kompanive; “Eagle Hills Real Estate Development”, “Albanian Seaports Development Company”, sh.a. dhe “Nshmi Development L.L.C”, për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”. Projektligji parashikon përjashtimin nga detyrimi për të paguar taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja dhe kontributin e strehimit social.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ E reja në Fier dhunohet e përndiqet nga një 48-vjeçar
Previous article NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR PËR VJEDHJE/ Vihet në pranga nga Interpol Tirana në Kurbin i riu me 2 identitete

s.autor

Postime të ngjashme

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën Breaking News

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara Breaking News

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është… Breaking News

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT