Një politikë më agresive dhe e financuar nevojitet për pastrimin e mbetjeve urbane në bashkitë bregdetare të vendit.
Kështu deklaroi sot ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili nga një studio televizive, nënvizoi masat e marra për pastrimin e territorit nga mbetjet urbane.
“Ne bëmë disa operacione pastrimi. Një operacion pastrimi zgjati 6 muaj (24 nëntor-24 maj). Kemi akoma shumë probleme, por nuk mund të rri pa vlerësuar superpastrimin në bregdet apo shtratet e lumenjve”, tha Klosi.
Ai theksoi problematikat në disa bashki dhe disa ish-komuna që shtratet e lumenjve i përdorin si landfill natyror.
“Kur të fryhen lumenjtë mund të gjendemi në të njëjtën situatë përmbytjesh”, paralajëroi Klosi, duke kërkuar ndryshimin e mentalitetit.
13 bashkitë bregdetare në vend, sipas tij, “kanë nevojë për një politikë më aggresive dhe të financuar në kuadër të pastrimit të mbetjeve urbane”.


