• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PLANI I TRE PAKETAVE TË SHPËTIMIT/ Greqia përfundon me sukses programin ndërkombëtar
Home
Europë

PLANI I TRE PAKETAVE TË SHPËTIMIT/ Greqia përfundon me sukses programin ndërkombëtar

20 August, 2018 k.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Greqia përfundoi me sukses fazën e fundit trevjeçare të një programi ndërkombëtar të shpëtimit, duke rimarrë një farë kontrolli mbi financat e saj, të cilat janë mbikëqyrur që nga viti 2010 nga Bashkimi Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Por ndërsa Greqia po merr autonominë ekonomike, për shumë grekë situata është ende e vështirë.

Greqia doli zyrtarisht të hënën nga programi i saj i tretë dhe i fundit i shpëtimit, pas tetë vjet masash shtrënguese që u zbatuan në këmbim të kredive masive për mënjanimin e një kolapsi ekonomik në shkallën e Depresionit të Madh.

Ndonëse nuk do të kërkohen masa të reja shtrënguese pas përfundimit të paketës së shpëtimit, Komisioneri për Marrëdhëniet Ekonomike të BE-së, Pierre Moscovici tha sot se Greqia do të mbetet nën vëzhgim.

“Greqia do të jetë subjekt i një kuadri më të zgjeruar mbikëqyrës pas programit që do të kryesohet nga Komisioni. Mund të njoftoj sot se misioni i parë pas programit në Greqi do të zhvillohet në javën e 10 shtatorit.”

Për çdo vit gjatë katër dekadave të ardhshme, qeveria duhet të realizojë më shumë të ardhura se sa shpenzime, për të siguruar se ekonomia, e cila u tkurr me një të katërtën që nga viti 2009, do të rritet me një normë mesatare.

Pensionistët përballen me shkurtime të reja vitin e ardhshëm, të rëna dakort qysh më parë, ndërkohë që një zgjerim i mëtejshëm i bazës tatimore do të fillojë në vitin 2020.

Ndërsa Greqia merr autonomi ekonomike, për shumë grekë situata është e vështirë.

“Kurrë në jetën time nuk kam kaluar vështirësi si gjatë dy viteve të fundit. Ka patur ditë të tëra kur nuk hynte një klient i vetëm në dyqan”, thotë pronarja e një dyqani, Paraskevi Koliambi.

Një në pesë grekë janë ende të papunë, me pak përfitime nga shteti, ndërsa pagesa e cunguar dhe puna e vështirë është standarti i ri i të punësuarve.

Të ardhurat mesatare kanë rënë me më shumë se një të tretën ndërsa taksat janë rritur.

Mësuesi Tryfonas Gergis thotë se ka shpresë, por nuk ka dyshim se qytetarët e Greqisë do të vazhdojnë të preken për vitet që vijnë.

“Shpresoj për diçka më të mirë, edhe pas programit të shpëtimit. Besoj se masat e marra do t’i bëjnë grekët të paguajnë për vite me rradhë. Por ne të gjithë besojmë në diçka më të mirë. Shpresa vdes e fundit”.

Një nga fushat e ekonomisë që padyshim po lulëzon është turizmi, që sjell rreth 20 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Për grekët, megjithatë, po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë të kalojnë pushimet në vendin e tyre, ndërsa qiratë afatshkurtra në lagjet rezidenciale të Athinës janë përtej mundësive për shumë vendas.

Grumbulli i madh i borxhit në Greqi si dhe borxhi akoma më i madh në Itali do të mbeten një kërcënim financiar për Evropën, që do të kërkojë kohë të zbutet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Londra blu “çmendet” pas Sarrit, Hazard e Morata e “ngrenë në qiell” italianin
Previous article Kaluan NATËN me disa PROSTITUTA, katër basketbollist DËBOHEN nga grumbullimi

k.autor

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT